Panorama Sport (Albania)

Turqia vuan me Andorrën, Islanda s'fal

-

Sa vuajtje për Turqinë ndaj Andorrës, por në fund tri pikë të arta. Skuadra e Senjol Guneshit ka fituar minimalish­t 1-0 në ndeshjen kundër modestëve të grupit. Ndryshe nga sa parashikoh­ej, turqit kanë rrezikuar jo pak të linin dy pikë. Goli i vetëm është shënuar në minutën e 89të nga Ozan Tufan. Andorra është mbrojtur mirë, duke rezistuar jashtë çdo parashikim­i. Megjithatë, atëherë kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim 0-0, një asist i Jusuf Jaziki është kthyer në gol nga Tufan. Ndërkohë, një lajm i keq dje për Shqipërinë erdhi edhe nga Islanda. Kundërshta­ri i radhës që do të vijë në vendin tonë më 10 shtator, ka dalë të shtunën nga fusha e lojës me 3 pikë pas fitores bindëse 30 ndaj Moldavisë në Reikjavik. Vendësit ia kanë dalë që të kalojnë në avantazh në pjesën e parë me anë të Sigthorson në minutën e 31të të takimit. Një gol që ka mbetur në fuqi deri në fund të kësaj pjese. Në fraksionin e dytë vendasit kanë pasur mundësinë për të shumëfishu­ar avantazhin dhe e kanë bërë diçka të tillë me anë të Bjarnason. Dhjetë minuta nga starti i të dytës, Islanda ka dyfishuar rezultatin e ndeshjes, duke hipotekuar 3 pikët që e kanë ngjitur në krye të Grupit H. Minutat kalojnë dhe Islanda gjen edhe të tretin gol me ndihmën e miqve. Një autogol i Mudraç e ka çuar në 3-0 rezultatin e takimit dhe ka sigluar fitoren e katërt të Islandës pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në këtë grup. Islanda do të vijë në vendin tonë për ndeshjen kthyese me Shqipërinë, e cila do të luhet më 10 shtator, ora 20:45, në stadiumin "Elbasan Arena".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania