Panorama Sport (Albania)

Kosovë madhështor­e, përmbys Çekinë dhe sheh... Europianin

“Dardanët” nuk njohin humbje që prej 15 ndeshjesh

- GENTJAN ALINANI

Tani mund ta themi me plotë gojën që Kos ovën e njohin të gjithë... Të paktën, Kosovën e futbollit e dashurojnë të gjithë, u mahnitën prej saj dhe u mrekulluan me futbollin që ka bërë. “Dardanët” bëjnë një përmbysje spektakola­re dhe madhështor­e ndaj Çekisë, duke u konfirmuar një realitet i bukur në këto eliminator­e Europiani në Grupin A. Golat e Vedat Muriqit dhe ai i Vojvodës nga një skemë e përgatitur mjeshtëris­ht nga Shaland zhvlerësua­n atë që Patrik Shik shënoi që në fillim të ndeshjes. Pas katër ndeshjesh në fazën eliminator­e, Kosova e sheh veten me 8 pikë (2 fitore dhe 2 barazime) dhe tani ëndrra për t’u kualifikua­r në Europian është më afër se kurrë. Në “Fadil Vokrri” ishte një pasdite spektakola­re, ku mijëra tifozë festuan këtë triumf ndaj një rivali direkt në garën për Europianin.

SHIK KRIJON PANIK - Minutat e para janë gjithmonë të rëndësishm­e në futboll. Duhet të përqendroh­esh, t’i menaxhosh me eksperienc­ë dhe të jesh i kujdesshëm. Kosova e djeshme zbriti në fushë pa 5 titullarë (Shala, Kololli, Kryeziu, Zeneli dhe Rashica). Mos e besoni po deshët. Të gjithë ishin jashtë dhe në fund vendasit fituan. Shaland zbriti Muriqin në sulm të vetëm, i cili ndihmohej nga treshja Rashani, Celina dhe Zhegrova. Halimi dhe Voca luanin përpara mbrojtjes dhe në repartin difensiv Vojdova, Rrahmani, Aliti dhe Hadërgjona­j. Kaluan vetëm 16 minuta dhe Patrik Shik, sulmuesi i Lajpcigut, kaloi në avantazh Çekinë. Ndeshja nisi si një malore, por vendësit nuk e humbën toruan.

MURIQI, NJË GJIGANT - Nuk zgjati shumë avantazhi i Çekisë, pasi Vedat Muriqi vendosi baraspeshë­n dhe riktheu qetësinë në kampin e “Dardanëve”. Elbasan Rashani avancoi bukur nga e majta, futi një top në qendër dhe Muriqi vjedh kohën e mbrojtësit, duke shënuar golin e barazimit (goli i dytë në këto eliminator­e). Ai udhëhoqi formacioni­n e Shalandit me forcën fizike, me teknikën dhe dëshirën për të luftuar për çdo top. Bëhej një pikë referimi për të gjithë shokët që kërkonin ta shërbenin dhe fitonte faulle, duke i dhënë frymëmarrj­e Kosovës.

SKEMË E VOJVODËS - Tifozët shtynin ekipin sa herë prekte topin dhe e ftonte që të shënonte golin e fitores. Gol, i

cili erdhi në minutën e 67-të të pjesës së dytë dhe mban firmën e Vojvodës. Krosim i Valon Berishës nga këndi i djathtë dhe topi shkon tokazi në qendër të zonës. Vojvoda mbërrin përpara të gjithëve dhe shtyn drejt rrjetës, duke finalizuar një skemë mjaft të bukur. “Fadil Fokrri”

shpërthen në festë për përmbysjen madhështor­e. Kjo fitore duhet mbrojtur me çdo mënyrë dhe Kosova ia del. Muriqi bëhet mbrojtës, duke larguar topat me kokë, Aliti ndal një top në vijën fatale, Muriç kërcen mbi të gjithë në sekondat e fundit, Rrahmani nuk lëshon asnjë centimetër. Fitore më se e

merituar e “Dardanëve” që shkojnë të karikuar në sfidën e ardhshme kundër Anglisë. Kjo Kosovë nuk njeh humbje prej 15 ndeshjesh. Disfata e fundit ka qenë në tetorin e vitit 2017 kundër Islandës dhe nga ajo ditë deri tani ka 10 fitore dhe 5 barazime. Ëndrra e “Dardanëve” vazhdon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania