Panorama Sport (Albania)

Vojvoda: “Suxhuku” e hëngri, skema si ajo e Liverpulit

Heroi i Kosovës tallet me kapitenin e çekëve Trajneri Shaland: Kolektivi, sekreti i Kosovës

-

Mërgim Vojvoda ishte heroi i Ko sovës në sfidën e djeshme ndaj Çekisë. Mbrojtësi shënoi golin e dytë për “Dardanët”, falë një skeme fantastike. Në prononcimi­n pas ndeshjes, Vojvoda nuk ngurroi të thumbonte “çekët”, teksa foli edhe për skemën e golit. “Nuk pësuan gol..., por kësaj here i hyri përmas Çekisë. Kjo fitorja tregoi sa jemi të lidhur të gjithë bashkë dhe sa jemi të lidhur. Suxhuku (iu referua kapitenit Suçi të Çekisë) tha që po të shënonin, nuk do të pësonin, por nuk ndodhi kështu dhe e pësuan më keq. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Skema e golit? Dy herë e pashë se kishte hapësira, herën e tretë ia bëra me shenjë Valonit që ta jepte topin poshtë. M’u kujtua goli i Liverpulit ndaj Barcelonës”, u shpreh Vojvoda. SHALAND

Trajneri i Kosovës, Bernand Shaland, ishte shumë i kënaqur për fitoren e madhe të Kosovës dhe serinë e gjatë të ndeshjeve pa pësuar humbje, plot 15. Ai theksoi se vetëm një lojë kolektive do të mund ta sillte fitoren në këtë ndeshje.

Të pamposhtur

“Ishte stabilitet­i i duhur, kemi parë një skuadër të jashtëzako­nshme dhe kishim një kundërshta­r shumë të mirë përballë. Duhet të jemi krenarë se kemi punuar shumë për këtë ndeshje, kemi luftuar, kemi parë

mbrojtësit që larguan raste nga vija, kemi kërkuar të shënojmë”.

Mungesat

“Unë nuk flas për një skuadër të dytë. Ne kemi lojtarë që mund të luajnë në mesfushë apo në sulm. Nëse na mungojnë një, dy ose tre lojtarë, skuadra jep reagimin si skuadër”.

Goli i pësuar “Problemi ishte kundërshta­ri i fortë, ne mundoheshi­m të mbanim topin, por në momentin që topi humbej, ne duhet të mbroheshim dhe vetëm të mbroheshim. Kundërshta­ri ishte

kualitativ dhe ne duhet të mbroheshim”. PROBLEMET “Përdorëm situatën dhe e kuptova këtë situatë, ndryshova disa pozicione dhe kam thënë se vetëm një ndeshje kolektive mund të na shpëtonte. E di situatën dhe e kam pranuar këtë situatë, dikush e humbi përqendrim­in dhe dikush luajti më shumë. Normalisht, ata kanë lojtarë të gjatë, kemi parë se si u shënua goli i tyre. Dy-tri prekje dhe supergol, Por, ne me lojtarët tanë treguam që ditëm të përballesh­im”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania