Panorama Sport (Albania)

Pësoi katër gola nga Franca, habit Bushi: Shqipëria kishte personalit­et

Shpresat, trajneri: Broja si Saviçeviç... jashtëtokë­sor

-

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e djeshme në “Elbasan Arena”, ku foli për humbjen e thellë 4-0 ndaj Francës dhe sfidën e nesërme ndaj Austrisë në Durrës. Bushi u shpreh me superlativ­a për një yll që ka në skuadër, Armando Brojën. HUMBJA ME FRANCËN - “Mendoj se luajtëm me ekipin më të mirë në botë sa i përket U-21. Ishte një nivel shumë i lartë dhe ne i bëmë detyrat më së miri, sepse deri në minutën e 80-të kemi qenë 1 me 0 për ta. Nuk kemi gjuajtur asnjëherë në portë dhe kemi hasur vështirësi t’i afrohemi zonës, por kemi luajtur me personalit­et, kemi qarkulluar topin si ekip i madh në mesin e fushës sonë. Pastaj nga mesi e lart ishte shumë e vështirë, duhet ta pranojmë dhe duhet të punojmë shumë. Por, jam i kënaqur nga ekipi, pasi luftuan shumë dhe në pjesën e dytë bëmë tetë ndërrime dhe ekipi çekuilibro­het nga ndërrimet dhe ndodhën golat në fund, edhe pse për gabimet tona individual­e. Golat ia dhuruam dhe në pjesën e parë ata nuk bënë asnjë rast”, tha ai për miqësoren.

BROJA - “Broja u aktivizua në pjesën e dytë. Mendoj se edhe Shqipëria më në fund do të ketë një lojtar si George Haxhi, Dejan Saviçeviç apo Hristo Stojçkov sa i përket Ballkanit dhe Europës. Edhe pse është shumë i ri, nëse vazhdon me këto ritme, është një lojtar që do të kapë nivele shumë të larta. Nuk po them si Mesi, pasi ai është i lindur talent, por Broja në fushë ngjan si jashtëtokë­sor, duhet të jemi shumë krenarë që është shqiptar”, vijoi trajneri i U-21.

AUSTRIA - “Austria është një ekip jo si Franca, pasi të lë të luash futboll dhe nuk do të rrimë në mbrojtje, por do të bëjmë lojën tonë siç kemi bërë me Uellsin ndeshjen e dytë. Gjithsesi, pres një kundërshta­r shumë të fortë, por ndeshja është e barabartë. Duhet t’ia bëjmë hyzmetin. Edhe po nuk fituam, të mos na mbetet pishman asgjë. Një trepikësh na bën pretendent­ë për të kapur vendin e dytë në grup. Me Andorrën lamë dy pikë, me Turqinë nuk shfrytëzua­m rastet, atje dolëm barazim dhe duhet të fitojmë tani për të luftuar për vendin e dytë. Kam besim tek ekipi ynë dhe është shumë i fortë, me agresivite­t”, ka deklaruar Alban Bushi. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania