Panorama Sport (Albania)

Tirana, prova me Dunga-Ngo

Bardheblut­ë fitojnë miqësoren ndaj Besëlidhje­s, si titullarë dy qendërsulm­uesit Skuadra luan meritë m të moderuar, trajneri s’ e pëlqen ndërprerje­n e kampionati­t

- OLSI AVDIAJ

Tirana fiton thellë dhe me përmbysje miqë soren me Besëlidhje­n. Pa gjysmën e titullarëv­e në fushë, skuadra bardheblu mundi 5-2 ekipin lezhjan të Elvis Plorit në një ndeshje pa shumë histori për sa i përket rezultatit, edhe pse ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh.

NDESHJA - Në miqësoren me Besëlidhje­n Ardian Mema eksperimen­ton një 4-4-2 të pastër me dyshen Dunga-Ngo nga vija e parë e sulmit. Shumica e titullarëv­e, duke filluar nga Doka, Osmani, Hasani, pushim, ndërsa Lika, Halili, Batha e Imami e nisin nga stoli. Gjithsesi, është Tirana, e cila pëson golin e parë që në minutën e pestë të lojës. Hapje e mbrojtjes së Tiranës, përfiton Hoxha që i vetëm arrin të shënojë me një goditje jashtë zone. Pas një rasti të Ngosë, në minutën e 23-të kombinim Dunga-Kale me këtë të fundit që godet nga jashtë zone dhe 1-1. Tirana merr kontrollin e lojës dhe 13 minuta më pas është anglezi që çon në 2-1 shifrat për bardheblut­ë. Ismajlgeci kalon Fetajn, pason te Ngoja që godet shumë pranë Markut dhe avantazh për Tiranën. Pjesa e parë mbyllet me një tjetër gol që vjen në minutën e 42-të të lojës. Goditje nga jashtë zone e Kobinës, Kraja grushton topin, sfera shkon te Dunga, që e ka punë fëmijësh ta çojë në rrjetë.

PJESA E DYTË – Mema bën disa zëvendësim­e, por rastin e parë e ka Besëlidhja në minutën e 49-të. Goli i katërt për bardheblut­ë do të shënohej në minutën e 80-të. Beshiri merr një top nga Isak, ecën përpara, godet dhe mund portierin lezhjan, duke çuar rezul

tatin në 4-1. Kërkon lavdi edhe Karabeci, që tenton golin nga 30 metra me një goditje dënimi, grushton portieri i lezhjanëve. Në shtesë akordohet një penallti për Besëlidhje­n, pas duelit mes Muçës dhe Hoxhës. 11-metërshi kthehet në gol nga vetë Hoxha dhe 4

2. Të gjithë nisen të ikin, por ka akoma kohë edhe për një gol. Beshiri i ardhur nga Qiproja merr krahun dhe e fut topin në zonë, aty Dibra, në vend të largojë sferën, e çon në portën e tij. 5-2 dhe tani gjyqtari thotë mjaft. Tirana fiton miqësoren e radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania