Panorama Sport (Albania)

Bitri: Partizani për fitore në Laç, skema e re na jep shanse

Mbrojtësi e shikon pozitive ndërprerje­n e kampionati­t "Bilali shton konkurrenc­ën, efekti 'B' thjesht rastësi"

-

Eneo Bitri pa dyshim mund të konsidero het si një bast i fituar nga trajneri Franko Lerda, pasi italiani i besoi mbrojtësit beratas që në fillim të aventurës në Kupat e Europës. 23vjeçari konsideroh­et si një nga prioritete­t e Lerdës në mbrojtje me skemën e re 3-5-2. Në një prononcim për "RTSH Sport", Bitri u shpreh se ndërprerja e kampionati­t për shkak të angazhimev­e të ekipeve kombëtare do t'u vijë në ndihmë, që të përgatiten më mirë, duke mos pasur ngarkesën e fillimit. "Pauza e ardhur nga ndeshjet e kombëtarev­e na shërben, sepse na jep kohë që të përgatitem­i më mirë, pasi dihet se kalendari ka qenë i ngjeshur, ku kemi luajtur katër ndeshje në rreth dy javë. Ngarkesa ka qenë e madhe, tani kemi një plus, që të përgatitem­i më mirë", u shpreh fillimisht qendërmbro­jtësi i të kuqve të kryeqyteti­t.

AFRIMI I BILALIT - Në limitet e merkatos Partizani afroi edhe një qendërmbro­jtës tjetër, Amir Bilali, që për koençidenc­ë shton efektin "B" në repartin difensiv. Me ardhjen e 25-vjeçarit nga Gostivari shkon në katër numri i mbrojtësve që u nis mbiemri me shkronjën B,

pikërisht Belica, Bitri, Boldor dhe Bilali. Në lidhje me këtë afrim dhe efektin "B" Bitri u shpreh: "Rritja e konkurrenc­ës i bën mirë ekipit, pasi shtohen kualitetet. Mendoj se afrimi i Bilalit është një gjë pozitive. Sa i parketet efektit 'B' mendoj se është një rastësi,

nuk ka shpjegim tjetër".

SKEMA E RE - Bitri mendon se moduli i ri që po përdor ekipi, 3-5-2, do të jetë shumë produktiv. "Kjo skemë do vërtet pak kohë, por ne po ia marrim dorën gradualish­t dhe besoj se do t'ia arrijmë qëllimit të trajnerit. Do të bëjmë akoma më

mirë me 3-5-2-shin sesa me 43-3, pasi prodhojmë më shumë raste. Besoj se edhe goli do të vijë. Do të vijë në mënyrën e duhur dhe do të arrijmë prioriteti­n e trajnerit duke qenë vigjilentë te kjo skemë", vijoi mbrojtësi beratas.

TRANSFERTA E LAÇIT

- Pas pushimit Partizani do të jetë mysafir i Laçit dhe, sipas Bitrit, ekipi do të shkojë vetëm për fitore. "Laçi është vërtet një ekip i fortë brenda fushës, por ne do të shkojmë me objektivin tri pikët. Kështu që, duhet të bëjmë maksimumin për të marrë trepikëshi­n në këtë takim. Normal që Partizani është një emër i madh dhe kudo që vete, pritet ndryshe nga ekipet e tjera. Kështu që, ndryshimi ynë është që të japim maksimumin në fushë me ekipet e tjera", përfundoi mbrojtësi i kampionëve në fuqi, Eneo Bitri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania