Panorama Sport (Albania)

Braun gol për Xhamajkën, i lumtur te "demat"

- I KËNAQUR TE PARTIZANI

Transferim­i te Partizani i ka sjellë fat sulmuesit Brajan Braun, ku pas fitimit të Superkupës, që erdhi nga tregolëshi i tij, xhamajkani ka goditur në shenjë edhe me ekipin kombëtar. Braun është grumbullua­r nga Xhamajka për dy ndeshjet eliminator­e të zonës "CONCACAF" dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm, sipas orës në Shqipëri, Brajan Braun ka shënuar golin e parë me kombëtaren e vendit të tij. Sulmuesi i Partizanit ka qenë protagonis­t me përfaqësue­sen e Xhamajkës në fitoren 6-0 që ata arritën ndaj Antigua dhe Barbudas, duke kryesuar Grupin C. Braun u fut në fushën e lojës në minutën e 62-të të takim dhe vetëm pas 5 minutash ka gjetur rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e katërt në suksesin e thellë të Xhamajkës. Braun dëshmon se është në një formë shumë të mirë, një gjë pozitive kjo për Partizanin që sulmuesi i tij gjen ritmin. Në mëngjesin e 10 shtatorit, Xhamajka do të luajë ndaj Guajanës dhe pas kësaj ndeshjeje të Xhamajkës Braun do të niset për në Shqipëri për t'iu bashkuar Partizanit në seancat e fundit për transfertë­n e Laçit, ku ai shikohet si pikë referuese në sulm. Para ndeshjes Xhamjaka Antigua dhe Barbuda sulmuesi i Partizanit u bë objekt i shtypit vendas, ku në prononcimi­n e tij ai sikur e kishte parandier suksesin që pati në sfidën e fundit me kombëtaren. Xhamajka e priste kundërshta­rin në Montego Bay, pikërisht aty ku Braun kishte hedhur hapat e parë si futbollist dhe që mezi priste të luante për kombëtaren në atë fushë. "Do të jetë speciale, edhe pse kam shumë familjarë dhe miq këtu, por shpresoj të marr disa minuta. Mezi po pres për të luajtur", u shpreh Braun para ndeshjes. Më pas ai u shpreh i lumtur me zgjedhjen që ka bërë duke u qenë pjesë e Partizanit, kalim i cili duket se po rezulton fatsjellës për sulmuesin. "Unë jam transferua­r në një klub të ri dhe deri më tani ka qenë një përvojë mjaft e mirë për mua. Jam duke punuar ditë për ditë, duke i marrë gjërat me radhë, duke u njohur me lojtarët, trajnerin, stafin dhe sistemin. Po jetoj në një vend të ri, ushqim të ndryshëm dhe një gjuhë e re, pothuajse gjithçka është e re për mua", u shpreh Brajan Braun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania