Panorama Sport (Albania)

Sarris mbërrin në Vlorë, Bationo nuk duket gjëkundi

Flamurtari/ Me ardhjen e grekut forcohet qendra e mbrojtjes

- Ermal Sika

Georgios Sarris mbërrin në Vlorë. Mbrojtësi grek që ishte edhe goditja e fundit dhe në limitet e merkatos nga vlonjatët, është tashmë në dispozicio­n të trajnerit Dritan Sadedini. Sarris është një përforcim shumë i rëndësishë­m për Flamurtari­n, duke qenë se në këto ndeshje të para të realizuara të kampionati­t ka shfaqur probleme me mbrojtjen. Greku është 30 vjeç dhe ka luajtur më parë për skuadra si AEKu, Ergotelis, Kajseri Ercijespor, Hamilton Akademikal, si dhe Petrolul në Rumani. Me ardhjen në Vlorë të Georgios Sarrisit, zgjidhet një pikë kyçe në qendrën e mbrojtjes dhe trajneri Sadedini do të ketë një alternativ­ë më shumë. Sarris është tashmë i gatshëm për t'iu bashkuar ekipit dhe të vendoset shumë shpejt nën urdhrat e stafit teknik.

MESFUSHORI - Ives Bationo, lojtari nga Bregu i Fildishtë, por i rritur te Parma në Itali, nuk ka mbërritur ende në Vlorë. Burime pranë klubit bëjnë me dije për "Panorama Sport" se lojtarit i kanë dalë probleme me dokumentac­ionin, pikërisht me lejen e qëndrimit në Itali. Bationo mbërriti në Vlorë, ku u prezantua edhe nga klubi, më 24 gusht, por i është dashur që të largohet sërish drejt Italisë për të zgjidhur çështjen e letrave. "Tuttomerca­toweb" shkruante para disa ditësh se që nga prilli i 2016-ës lojtari nuk ka luajtur asnjë minutë. Vetëm një ditë para se ai të prezantohe­j në Vlorë, Hellas Verona ka depozituar kontratën e mesfushori­t te "Lega Serie A" dhe i njëjti lojtar është prezantuar edhe te Flamurtari, që do të thotë se ka ardhur në huazim nga klubi italian. I rritur në radhët e Parmës, 25-vjeçari ka luajtur me Burkina Fason dhe pse ka lindur në Bregun e Fildishtë. Megjithatë, Bationo nuk luan një ndeshje zyrtare prej më shumë se 3 vitesh. E ndërsa lojtarit i kanë dalë probleme me dokumentac­ionin, gjasat janë që Bationo të mos mbërrijë më në Vlorë dhe duke qenë se prej kohësh ai nuk ka luajtur, kjo mund të bëhet edhe një mundësi e mirë për Flamurtari­n për të mos e marrë. Por, edhe nëse do të mbërrijë, me shumë gjasa që pjesën më të madhe do ta kalojë në stol dhe do të jetë vetëm si lojtar rezervë për trajnerin Sadedini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania