Panorama Sport (Albania)

“Te Vllaznia luan kush kap shefat për fyti”

"U munduan të më gënjenin, me trajnerin Jonuz nuk kam asgjë"

- ADMIR URUÇI

Eksodi i lojtarëve të rinj nuk ka fund në Shkodër dhe i fundit që është larguar është Karmelio Palushani, i cili ka vendosur që të mos jetë më pjesë e Vllaznisë. Sulmuesi shkodran u përgatit me ekipin e parë gjatë fazës përgatitor­e që kryen kuqeblutë në prag të fillimit të sezonit, por nuk ka pranuar të jetë pjesë e ekipit të dytë, Vllaznia B. Ai është larguar nga klubi shkodran përmes polemikave, ku jep edhe arsyet. Sipas tij, largimi ka të bëjë me faktin se ai nuk përmbush standardin, që duhet të kapësh për fyti drejtuesit që të zësh një vend në formacion. Në prononcim për “Panorama Sport” polemikat nuk i ka me trajnerin, por me disa drejtues dhe turistë që janë në klub.

Keni postuar një status për largimin tuaj nga Vllaznia, ku jeni edhe i pakënaqur. Si erdhi ky vendim?

Këtë vendim prej kohësh kam dashur ta marr, por duro-duro që një ditë të vesh atë fanellë, për të cilën kam derdhur djersë prej 11 vitesh. Por, ka disa njerëz që duan të të ulin, sepse je më i urti dhe që shikon punën tënde dhe nuk je ai që i "kap për fyti" për të hyrë në lojë. Për sa kam luajtur, kam dhënë maksimumin dhe kjo gjë është parë nga të gjithë. Por, këtu, siç e kam thënë, nuk ka meritokrac­i.

Kë akuzoni konkretish­t në klub?

Me trajnerin Jonuz nuk kam asgjë, por me disa drejtues që janë aty dhe turistët.

Kjo do të thotë se të tjerë ndërhyjnë ende në formacion?

Nuk është hera e parë dhe as do të jetë e fundit, përderisa ecin punët kështu në Shkodër.

Ju keni qenë nën kontratë me Vllazninë apo jo? Tani çfarë ndodh?

Po, ashtu është, por kërkova me ngulm që ta prishja kontratën, duke shikuar të gjitha këto që ngjasin në këtë klub.

Po drejtuesit çfarë të thanë?

Menduan se po gënjehem përsëri me ato gënjeshtra­t e tyre të bukura dhe kërkuan të më ndalonin. Por, unë jam një tip që kërkoj të jem në vëmendje dhe të luaj e të shënoj për skuadrën. Prandaj, nuk dua të humb e të përbuzin mundin tim dhe të luajnë disa lojtarë që nuk e di a mund të quhen lojtarë. Edhe pse do të thosha se aty në ekipin e Vllaznisë ka edhe shumë lojtarë e djem të mirë.

Tashmë, cila do të jetë skuadra e ardhshme?

Do ta shohim në ditët në vijim, por besoj se skuadrën e re do ta gjej shumë shpejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania