Panorama Sport (Albania)

Miqësore vëllazëror­e, Bylisi dhe Ferizaj ndahen në barazim

Rekordi i ballshiotë­ve, tri ndeshje testuese brenda javës

- PJESA E PARË PJESA E DYTË Erion Saliu

Bylisi mbetet një nga skuadrat më aktive në këtë periudhë pauze të kampionati­t, pasi brenda kësaj jave ballshiotë­t kanë zhvilluar tri miqësore. Pas humbjes me Egnatian dhe fitores me Apoloninë, dje mallakastr­iotët kanë zhvilluar një miqësore vëllazëror­e me skuadrën kosovare të Ferizajt. Ky takim është mbyllur në barazim 1-1, ku pjesa e parë u fitua nga kosovarët me golin e Shalës, ndërsa në të dytën vendasit barazuan me Miçel.

- Bylisi dhe Ferizaj e kanë nisur testin miqësor me 11-shet e tyre më të mira. Duke qenë miqësore, trajneri Dovedan aktivizoi nga minuta e parë argjentina­sin Celis, ndërsa edhe Goxha pas dëmtimit po shkon drejt formës më të mirë. Nga ana tjetër, ekipi mik u duk solid në mbrojtje, ndërsa luante shpejt në sulm dhe me aksione të rrjedhshme.

Madje, në pjesën e parë miqtë shënojnë falë lojtarit të tyre Shala, që në merkaton e verës u pjesë e skuadrës së Ferizajt. Ishte minuta e 40-të kur miqtë kaluan në avantazh. Pavarësish­t përpjekjev­e, skuadra ballshiote nuk arriti të shënonte, ndërsa pjesa e parë u

mbyll në avantazhin e skuadrës mike nga Kosova, Ferizaj.

- Ndeshja rinis me zëvendësim­e të shumta në radhët e të dyja skuadrave. Bylisi gjen rrugën e rrjetës në minutën e 54t me anë të Miçelit, sulmuesi nga Kameruni që ka çuar shifrat në 11. Bylisi ka bërë diferencën në këtë pjesë falë kualitetev­e që ka në përbërje, madje në këtë 45minutësh vendasit kanë qenë të pafat në finalizimi­n e aksioneve sulmuese. Ka pasur edhe disa raste nga lojtarët vendës, ndërsa trajnerët kanë aktivizuar të gjithë lojtarët që kanë pasur në dispozicio­n. Sfida ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa në fund ka pasur shtrëngim duarsh mes dy ekipeve, por edhe një kafe miqësie nga ana e klubit ballshiot dhe presidenti Besnik Kapllanaj në nder të vëllezërve nga Kosova.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania