Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu­n e mund edhe Devolli, e ndëshkon një brazilian

Ekipi bardhekuq nuk po e kalon ngërçin psikologji­k

- LLAZI SARO

Skënderbeu është mundur 2-3 në testin miqësor të zhvilluar dje në Korçë me ekipin e Devollit. Të dyja skuadrat bënë një lojë të bukur dhe me mjaft raste për shënim, pavarësish­t terrenit të rrëshkitsh­ëm për shkak të reshjeve të shiut. Nga njëra anë Skënderbeu ka dashur të shkarkojë ngarkesën e madhe që është akumuluar në këto ditë stërvitje dhe të provojë gjendjen e futbollist­ëve, ndërsa për Devollin ishte test i vlefshëm para nisjes së sezonit të Kategorisë së Parë. Një ndeshje që ka pasur brenda gjithçka, nga golat e shënuar te rastet e shumta të humbura. Skënderbeu zbriti në fushë me pjesën më të madhe të titullarëv­e dhe menjëherë u tregua i rrezikshëm. Bregu bëri gjithçka mirë nga e majta, hyri në zonë dhe krosoi për Xhon, i cili goditi me kokë, duke e përplasur topin në traversë dhe pastaj mbi vijën fatale. U krijua iluzioni i golit, por jo. Devolli u hodh në sulm dhe Rapo shpërtheu në të djathtë, harkoi në zonë dhe topi u kontrollua nga Koliçi, i cili në nxitim e sipër ia dorëzoi braziliani­t Frenki Pavia, i cili nuk fali dhe i kaloi miqtë në avantazh. Trajneri Daja u dha disa këshilla të tijve pas golit të pësuar, por Skënderbeu vijon të vuajë mungesën e motivimit në lojë përballë kundërshta­rit. Frenki Pavia shënoi golin e dytë për Devollin, duke treguar potenciali­n e tij. Me rezultatin 0-2 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë bardhekuqt­ë ndryshuan shumë elementë dhe ende pa u mbushur një minutë lojë, Muzaka harkoi në zonë për të gjetur saktësisht Oto Xhon. Goditja e tij me kokë la të shtangur portierin Mali, por topi u përplas në shtyllë. Skënderbeu e rriti forcën sulmuese dhe do të vijë goli i parë me Ajetib, i

cili goditi bukur dhe i çoi shifrat në 1-2. Pas golit Skënderbeu vazhdoi të sulmonte për të bërë përmbysjen e rezultatit, ndërsa Devolli nga ana tjetër u mundua të organizohe­j. Kur kishin mbetur më shumë se 15 minuta lojë nga fundi i ndeshjes, Skënderbeu fiton

një 11-metërsh, që u kthye në gol nga kapiteni Gjergji Muzaka, duke barazuar kështu rezultatin. Ekipet u dukën të kënaqura nga ky barazim dhe loja pësoi rënie, por në fund ka një 11-metërsh edhe për Devollin. Portieri Mali e mori përsipër ekzekutimi­n

nga pika e bardhë dhe mposhti portierin e U-19-ës të Skënderbeu­t, që i ishte bashkuar skuadrës në këtë takim. Mbyllet kështu me fitoren e Devollit ky test miqësor, që u ka shërbyer të dy trajnerëve për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania