Panorama Sport (Albania)

Egnatia dorëzohet në fund, vendos penalltia e Vilës

- Aldo Buzi

Egnatia mbylli dje fazën 10ditëshe në Divjakë dhe zhvilloi një miqësore me Teutën në Rrogozhinë. Në stadiumin “Hasan Zyla” gjithçka u mbyll me shifrat 0-1. Fitoren e durrsakëve e vendosi një penallti e ekzekutuar mjeshtëris­ht nga Emiljano Vila në minutën e parë shtesë. Rrogozhina­sit ia dolën t’i bëjnë ballë një skuadre të Superiores, që e gjeti rrugën e rrjetës vetëm në shtesë. Edhe pse ende nuk ka nisur kampionati, mund të thuhet se trajneri Kashami ka ndërtuar një skuadër të mirë. Tek Egnatia ra në sy rikuperimi i Brahimajt dhe aktivizimi titullar i Jaupaj. Gjatë pjesës së dytë u aktivizua edhe një lojtar brazilian, Markos Mateus, i sapombërri­tur si përforcim për krahët e mbrojtjes. Teuta luajti me titullarët në këtë ndeshje. NDESHJA – Pas disa minutash për përshtatje­n me terrenin, dy ekipet filluan të krijojnë rastet e para për shënim. Të parët rrezikuan rrogozhina­sit me Jaupajn, që i vetëm me Frashërin gaboi shënjestrë­n. Durrsakët u kundërpërg­jigjën me Nikaç, i cili goditi nga jashtë zone, por Hasanbelli ishte i vëmendshëm. Ritmi i lojës sa vinte dhe shtohej. Një rast ideal për Teutën do të ishte ai i minutës së 36-të, kur Nikaç gjuajti bukur me kokë, por Hasanbelli devijoi aq sa duhej. Asimetaj, fare pranë portës së Frashërit, e dërgoi topin me kokë afër shtyllës pingule. Rrogozhina­sit shpërdorua­n me Jaupajn dhe Lajthinë, kurse Teuta me E.Vilën dhe Vecajn. Pjesa e dytë nisi me shumë zëvendësim­e, por loja vazhdoi të ishte e fortë. Te rrogozhina­sit u aktivizua në mbrojtje edhe një brazilian i ardhur vetëm dy ditë më parë dhe që la përshtypje të mira. Gjoka, Da Kosta dhe Troka për Egnatian, si dhe Xhemalaj, L.Vila dhe R.Hoxha për Teutën, u bënë protagonis­të të rasteve të humbura. Goli do të vinte në shtesë, kur Emiljano Vila gjuajti saktë nga pika e bardhë. Egnatia e mbyll me një paraqitje dinjitoze fazën përgatitor­e, pavarësish­t humbjes minimale ndaj Teutës në këtë miqësore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania