Panorama Sport (Albania)

Tomori tregon forcën e pretendent­it në Patos

-

Në stadiumin “Alush Noga” të Patosit është zhvilluar dje një ndeshje miqësore midis Albpetroli­t dhe Tomorit, është fituar thellë nga miqtë nga Berati. Që në minutën e 6-të Tomori kaloi në avantazh me anë të Isufit. Vetëm 4 minuta më pas Lalaj mund të dyfishonte, por priti Basholli. Gropa krosoi një top te Hila, i cili gaboi para portës beratase. Në minutën e 22-të, Kopaçi dyfishoi rezultatin, por vetëm pas 3 minutash Hila ngushtoi diferencën në 1-2. Në minutën e 37-të Tomori fitoi një penallti, por gjuajtja e Dervishit u prit nga Basholli. Gjithsesi, në të 42-ën Dervishi shënoi dhe pjesa e parë u mbyll 1-3. Pjesa e dytë pati shumë ndërrime nga të dyja ekipet dhe loja u përqendrua më shumë në mesfushë. Në minutën e 80-të Tomori shënoi edhe golin e 4-t dhe të fundit të ndeshjes. Trajneri i patosarakë­ve, Adriatik Kurti, pas ndeshjes theksoi: “Është takimi i parë miqësor që zhvillojmë dhe ekipi ka shumë probleme. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë të ardhur nga ekipet zinxhir dhe kanë shumë defekte, por do të punojmë për t’u përfaqësua­r sa më mirë në aktivitet”. Tomori në krahun tjetër tregoi në Patos se është një skuadër me pretendime serioze. Pas ndeshjes, trajneri Marjol Miho u shpreh: “Kemi zhvilluar këtë miqësore me Albpetroli­n për të parë veten me një ekip të kategorisë ku bëjmë pjesë. Deri diku jam i kënaqur, megjithatë pres që skuadra të rritet më shumë, sepse kemi cilësi brenda. Lojtarët do të lirohen nga ngarkesat që kemi marrë, jemi drejt kolaudimit dhe shpresoj për një sezon të mbarë”. Amarildo Gropa

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania