Panorama Sport (Albania)

“Poker” golash, Kukësi argëtohet ndaj të rinjve

Shënojnë edhe sulmuesi Çema dhe mbrojtësi Obanor

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi argëtohet ndaj të rinjve të Football Republic, duke fituar me shifrat 4-0 miqësoren e djeshme në kompleksin që shfrytëzoh­et nga disa skuadra. Shpëtim Duro kishte përballë Erbim Fagun, që deri pak vite më parë e drejtonte si lojtar. Formacioni i Kukësit kishte disa ndryshime, me lojtarë, të cilët në këtë periudhë kanë marrë pak minuta, por mbi të gjitha ata që janë afruar më vonë gjatë merkatos. Gjithashtu, Duro u dha hapësira edhe disa të rinjve të talentuar si Valdrin Hallaçi, Toni Selimi dhe Ares Mateli. Natyrisht që mes palëve pati shumë diferenca, ku nënkampion­ët dominuan dukshëm, ndërsa të rinjtë e Fagut nuk rezistuan dot. Që në minutën e 20-të Kukësi kaloi në avantazh. Ishte sulmuesi Markovanba­sten Çema ai që shënoi golin e parë. Më pas, 21-vjeçari Kamara shënoi golin e dytë për Kukësin nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll me dy gola, po aq sa dhe e dyta. Në të dytën ishte Obanor ai që arriti të trefishont­e diferencën në të 56-ën, ndërsa goli i katërt mbajti sërish firmën e Kamarasë, i cili tregoi jo vetëm formë të mirë, por edhe aftësi shënimi. Ekipi U-19 i Fagut u mundua të vinte në vështirësi Kukësi, madje në disa momente iu afrua golit. Gjithsesi, çdo gjë u mbyll me shifrat 4-0, në një takim që i shërbeu mjaft trajnerit Duro.

SITUATA - Kukësit e ka nisur mjaft mirë garën në kampionati­n shqiptar, duke arritur të sigurojë 7 pikë në tri javët e para. Ekipi është kolauduar dhe për këtë ka meritë të plotë trajneri Shpëtim Duro, i cili arriti në kohë rekord t'u gjejë vendin futbollist­ëve të ardhur rishtazi. Disa prej tyre, si Emiljano Musta apo Erhun Obanor, ka arritur t'u marrë më të mirën e mundshme. Të dy këta elementë duken sikur janë pjesë përbërëse e Kukësit prej shumë vitesh. Madje, Musta është shndërruar në golashënue­s. Por, duke pasur një pauzë thuajse të gjatë për shkak të angazhimev­e të Kombëtares, ekipi i Kukësit po vijon përgatitje­t dhe stërvitjet ditore, duke shfrytëzua­r edhe miqësoret, siç ndodhi dje. Tashmë për kampionat Kukësi ka një transfertë delikate ndaj Bylisit, që do të zhvillohet në fundjavën e ardhshme në stadiumin "Adush Muça".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania