Panorama Sport (Albania)

Luftëtari zhgënjen, trajneri i ri e sheh nga... tribuna

- Tomor Shehu

Luftëtari ka humbur edhe në ndeshjen e dytë miqësore në tokën greke. Dje skuadra gjirokastr­ite u mund me shifrat 2-0 nga Kerkyra (Korfuzi), që militon në Ligën e Dytë të shtetit helen, që tashmë cilësohet Superliga 2. Takimi u zhvillua në stadiumin e qytetit të Korfuzit, në një fushë që linte disi për të dëshiruar, për shkak të prishjes së barit. Megjithatë, 90 minutat e luajtura vlejtën për trajnerët e të dyja ekipeve. Luftëtarin dje e drejtoi zv.trajneri Neritan Novi, ndërsa trajneri i ri grek, Jorgos Marantas, ishte në tribunë i shoqëruar nga presidenti Bekim Halilaj dhe drejtori sportiv, Artur Dadaj. Marantas preferoi që këtë miqësore ta shikonte nga lart skuadrën, ndërkohë që stërvitjen e parë do ta zhvillojë nesër në Gjirokastë­r, duke u futur kështu në javën anti-Flamurtari.

NDESHJA - Bluzinjtë zbritën dje në fushë me Paiterisin në portë, Lalën dhe holandezin Hilgen në qendër të mbrojtjes, si dhe grekun Prikas dhe Renjën nga krahët. Risi ishte aktivizimi i këtij të fundit në rolin e mbrojtësit të djathtë, pasi lojtari me origjinë nga Korça që ka luajtur në Superligën greke dhe bullgare, është me tipare ofensive. Në mesfushë u aktivizuan Açka, Rapo, Hy

seni, Lika dhe Fili, ndërsa në majën e sulmit luajti Oshafi. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-0 për ekipin grek. Në minutën e 26-të, pas një ndërhyrjej­e të gabuar në zonë të portierit Paiteris, arbitri akordoi penallti për Kerkyrën. Nga pika e bardhë shënoi Kostopu

los për vendësit. Luftëtari u mundua të baraspesho­nte lojën, por nuk kishte forcën e duhur në sulm. Në minutën e 55-të, pas një goditjeje dënimi nga rreth 25 metra, grekët dyfishojnë shifrat me anë të Vukelatos dhe gjithçka mbyllet 2-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania