Panorama Sport (Albania)

Laçi ngec me Apoloninë, debuton braziliani Stenio

-

Laçi dhe Apolonia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e luajtur dje në kompleksin "Internacio­nal" në PezëHelmës. Trajnerët Sulejman Starova dhe Artan Mërgjyshi kanë provuar të gjithë lojtarët që kishin në dispozicio­n, ndërkohë që të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, atëherë kur dhe skuadrat kishin ndryshuar përbërjet. Trajneri Starova hodhi nga minuta e parë një formacion me theks sulmues, ku ra në sy debutimi i braziliani­t Stenio Garcia Dutra. Ky i fundit iu bashkua skuadrës vetëm dy ditë më parë dhe dje e nisi titullar në krahun e djathtë të sulmit. Treshja ofensive ishte e gjitha e huaj, pasi nga fillimi e nisi edhe braziliani tjetër, Teko, ndërsa në majë si zakonisht ishte Nuabueze. Starova kishte vendosur në mesfushë edhe Ersil Ymerin, që ashtu si braziliani Stenio, ishin lojtarët e fundit që klubi kurbinas afroi në merkato. Për probleme fizike mungonte qendërmbro­jtësi Ignjatoviç, ndërsa sulmuesi Redon Xhixha nuk ishte për shkak se është grumbullua­r me Kombëtaren Shpresa. Edhe fieraët e Mërgjyshit ishin në fushë me formacioni­n më të mirë të mundshëm, duke u përballur denjësisht ndaj Laçit të Superiores. Diferencat nuk u ndien aspak, madje në disa momente të lojës, Apolonia rrezikoi me kundërsulm­e të shpejta, duke shfrytëzua­r Sharavolli­n, Mihanën dhe Branicën. Pjesa e parë prodhoi disa raste, por munguan golat. Megjithatë, në minutën e 60-të ishte Branica që zhbllokoi shifrat për Apoloninë. Starova aktivizoi në pjesën e dytë krahas portierit Sali, edhe Spahiun, Gjinin, Berishën, Zaimin dhe Malçin. Pesë minuta para se të përfundont­e takimi, Renato Spahiu barazoi shifrat në 1-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania