Panorama Sport (Albania)

Lushnja-Besa s’prishin qejf, respektojn­ë njëra-tjetrën

Kavajasit reaguan në pjesën e dytë, duke baraspeshu­ar gjithçka

- ALBAN ALUSHI

Lushnja dhe Besa barazuan 2-2 në një takim miqësor të luajtur dje pasdite në stadiumin “Roza Haxhiu”. Ishte kjo miqësorja e fundit për të dyja skuadrat që u shërbeu trajnerëve Gjyla dhe Magani si provë gjenerale para nisjes së kampionati­t. Dy skuadrat duket se kanë respektuar njëra-tjetrën me këtë barazim, që i mban në atmosferë pozitive para startit të garës fundjavën e ardhshme. Të zotët e shtëpisë dominuan në pjesën e parë dhe shkuan deri në 2-0, me golat e dy sulmuesve Sefa dhe Canka. Ishte kapiteni i lushnjarëv­e, Fatjon Sefa, ai që në minutën e 33-të e kaloi Lushnjën në avantazh, pas një goditjeje të saktë me kokë në zonë. Shtatë minuta më vonë, Mikel Canka ka dërguar në rrjetë po me kokë një top të krosuar nga këndi prej Arbër

Mones. Një pjesë e parë, ku lushnjarët kanë treguar se kanë vërtet një ekip pretendent për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Kanë përvojë, krijojnë raste dhe shënojnë. E kanë bërë këtë në çdo miqësore, me përjashtim të asaj me Orikun në transfertë para disa ditësh. Në pjesën e dytë kanë nisur ndërrimet nga të dy trajnerët dhe ritmi i lojës së Lushnjës ndryshoi. Besa arriti të ngushtonte fillimisht diferencën e golave me afrikanin Onuh, ndërsa 10 minuta para fundit, në një aksion mjaft të bukur, Deliu pasoi për Carën, i cili goditi saktë dhe barazoi rezultatin në 2-2. Kështu, Lushnja dhe Besa janë ndarë në paqe edhe këtë radhë. Këto dy skuadra kanë luajtur edhe një miqësore tjetër në Kavajë në fillim të fazës përgatitor­e, ku barazuan 1-1. Janë dy nga skuadrat më me emër të Grupit B dhe bashkë me Apoloninë konsideroh­en rivale për kthimin në elitë.

MAGANI - “Një javë para kampionati­t ndihem pjesërisht mirë. Na duhet patjetër një portier dhe shpresojmë që ta marrim këto ditë. Patoshi është një djalë i ri dhe nuk dua ta bëj fajtor. Është portieri i ekipit të paratërinj­ve. Pjesa tjetër e skuadrës është e mirë. Problemi është se nuk mjafton që të bëjmë lojën, duhet të marrim edhe rezultatin. Në pjesën e parë ne bëmë lojën, ndërsa Lushnja bëri golat. Harxhimi i energjive na krijoi probleme dhe kjo është edhe për mungesë eksperienc­e”, tha trajneri i Besës, Magani.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania