Panorama Sport (Albania)

Dinamo fiton dhe merr Allmetën, Tërbuni ndahet në dysh

- Ditmir Pemaj

Dinamo ka zhvilluar dje miqësoren e radhës në Pezë-Helmës, ku u përball me Tërbunin. Me Tërbunin A, sepse Tërbuni B ka zhvilluar një tjetër ndeshje me Mirditën, ku ka humbur 3-2. Pukjanët kanë zhvilluar kështu dy ndeshje miqësore brenda një dite. Blutë e kryeqyteti­t kanë fituar me rezultatin 2-1. Ishte një fitore me përmbysje e skuadrës së trajnerit Igli Allmuça, pasi pukjanët shënuan të parët me Selenicën. Jetmir Sefa barazoi shifrat, duke ekzekutuar saktë një goditje dënimi në minutën e 34-t. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë të dyja ekipet bënë shumë ndryshime, duke hedhur në fushë shumë lojtarë të rinj. Dinamo dominoi dhe shënoi edhe golin e fitores me Ndreun, pas një asisti të marrë nga Topalli. Ishte fitorja e radhës për Dinamon, që më parë kishte mundur Korabin dhe disa skuadra të tjera. Ekipi kryeqyteta­s ka konfirmuar afrimin e Enton Allmetës, 29vjeçarit që ka firmosur për një sezon me blutë. Ai ka qenë më parë pjesë e Turbinës, Butrintit, Tërbunit dhe së fundmi Vorës. Dinamo po formon një ekip me elementë të rinj, me objektivin e qëndrimit në Kategorinë e Parë. Pas ndeshjes trajneri Igli Allmuça u shpreh i kënaqur me skuadrën, duke ditur që i ka filluar përgatitje­t me shumë vonesë. Tërbuni ka bërë shumë lëvizje në merkato, duke afruar lojtarë cilësorë, por ende nuk duket i konsolidua­r. Pukjanët janë kthyer në Kategorinë e Parë dhe kanë si qëllim të jenë në vendet e para. Trajneri Oltijon Kërnaja është dukur shumë i shqetësuar, pasi edhe pse bëhet fjalë vetëm për miqësore, skuadra e tij ka pasur probleme në dy ndeshjet e fundit, ku ka pësuar 6 gola.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania