Panorama Sport (Albania)

Një penallti shpëton Ilirinë nga humbja me Shënkollin

- Bujar Balliu

Iliria priti dje pasdite Shënkollin në stadiumin “Redi Maloku”, ku ka zhvilluar ndeshjen e fundit testuese para kampionati­t, që nis fundjavën e ardhshme. Takimi është mbyllur në barazim 11, ku fushë-krujasit i kanë shpëtuar humbjes me një penallti të fituar 10 minuta para fundit. Vetëm pas 11 minutash lojë, Gruda dribloi dy mbrojtës vendës dhe më pas mposhti edhe portierin Shera, duke e kaluar Shënkollin në avantazh, 0-1. Miqtë ishin pranë golit të dytë edhe pas pak minutash, por shtylla ia mohoi këtë kënaqësi Re.Danajt. Për Ilirinë tentoi Lilaj, por pa gjetur kuadratin, ashtu si dhe Xhaferri më pas. Gruda goditi fort dhe Shera shmangu golin, ndërsa Bakalli humbi një rast të mirë nga një distancë e afërt me portën. Në minutën e 80të, Doçi u pengua në zonë dhe Iliria fitoi një penallti, ekzekutimi­n e së cilës e mori përsipër Lilaj, që baraspesho­i gjithçka. Trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala, pas ndeshjes theksoi: “Jam pjesërisht i kënaqur nga mënyra si luajtëm. Jemi një javë para startit të kampionati­t dhe nuk duhet të gabojmë si në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje. Mungesa e dy lojtarëve për shkak dëmtimi mbase ndikoi në lojën e Ilirisë. Duhet të korrigjojm­ë disa gjëra”. Kurse kolegu i tij në stolin e Shënkollit, Dritan Smajli, tha: “Jam i kënaqur me lojën e pjesës së parë, ku mund të kishim shënuar më shumë gola. Në të dytën aktivizuam lojtarë të rinj, kjo është skuadra dhe besoj se jemi gati për kampionati­n e ri. Nuk ka rëndësi nëse luajmë në fushën tonë apo jashtë. Presim edhe një afrim të fundit për ta kompletuar skuadrën tonë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania