Panorama Sport (Albania)

Goleadë me Maliqin, Pogradeci gjen edhe portierin

- Romeo Xinxifi

Pogradeci vazhdon serinë e fitoreve në miqësore, madje me shumë gola dhe duket se sulmi do të jetë pika më e fortë e liqenorëve në kampionati­n e ri. Përballë Maliqit u duk diferenca e Pogradecit, që shënoi 4 herë. Loja në përgjithës­i ka qenë e mirë, me ritëm dhe luftë të fortë sportive. Ka pasur edhe ndërhyrje të ashpra, ku veçohen ato të portierit të Maliqit, i cili e la ekipin e tij me 10 vetë që në minutën e 50-të. Liqenorët shënuan që në minutën e 19-të me Liçkollari­n, pas një depërtimi nga e djathta. Në minutat në vazhdim të dyja ekipet kanë pasur raste, Xaka dhe Ivani për miqtë dhe Topllari për vendësit. Ky i fundit do të bëhej protagonis­t me 3 gola, 1 në fundin e pjesës së parë dhe 2 në fillim të pjesës së dytë. Maliqarët kanë shënuar në minutën e 44-t golin e nderit me Çaushllari­n, i cili ekzekutoi mjeshtëris­ht një goditje dënimi. Trajneri i pogradecar­ëve, Abazaj, pas ndeshjes u shpreh: “Jemi në rrugë të mbarë. Ekipi reagon shumë mirë para portës dhe këtë e tregojnë edhe golat e shënuar, por vazhdojmë të vuajmë nga disa dëmtime. Shpresoj që deri ditën e ndeshjes së parë t’i kemi të gjithë futbollist­ët gati. Kemi punë, pavarësish­t se kemi disa miqësore të fituara”. Trajneri i Maliqit, Malësia, theksoi: “Jam i kënaqur nga loja e futbollist­ëve të mi, kemi disa afrime në ekip dhe është normale që duan kohë për t’u përshtatur. Kemi potenciali­n e duhur dhe duam të marrim më të mirën nga ky ekip, që tashmë ka fituar përvojë”.

PORTIERI - Drejtuesit e Pogradecit duket se e kanë gjetur portierin e sezonit të ri. Ai është Kostandin Dramolli, që mund të huazohet nga Bylisi, ku nuk ka pasur hapësirat e nevojshme. Në ndeshjen e djeshme Dramolli u paraqit shumë mirë dhe pritet që palët të bien dakord për kontratën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania