Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Lëklerk, por kualifikue­set kthehen në farsë

Formula 1/ Piloti i Ferrarit, sërish "pole position" Prova të pazakonta, pilotët humbasin xhiron finale

- ARTIN LLESHAJ

Sharl Lëklerk konfir mon momentin magjik edhe në Monza, duke regjistrua­r "pole position" në Çmimin e Madh të Italisë. Piloti i Ferrarit rezultoi dje më i shpejti pas një dite provash kualifikue­se që u mbyllën në një mënyrë të pazakonte e gati të pabesueshm­e. Të gjithë pilotët, duke kërkuar rrezen e njëritjetr­it, ngadalësua­n dhe e llogaritën keq kohën duke mos mundur ta arrin flamurin me kuadrate, e për rrjedhojë humbën tentativën e fundit. Kështu "pole" e arritur në Monza nga Lëklerk, mund të quhet pa frikë si nga më të çuditshmet që është parë ndonjëherë në Formula 1. Një situatë gati si në Moto 3, që sigurisht nuk është një imazh i denjë për Formula 1. Megjithatë, piloti i Ferrarit e mbyll i pari duke e ndalur kronometri­n në 1'19"307 e duke lënë pas vetes dy makinat Mercedes me një diferencë minimale (Hamilton +0"039 dhe Botas +0"047). Kohën e katërt më të mirë e dhuroi Sebastian Fetel (+0"150), por gjermani mbetet plotësisht i zhgënjyer nga mënyra se si shkuan kualifikue­set, pasi i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë radhën e parë të nisjes komplet të kuqe para publikut italian. Nga provat e djeshme më të kënaqurit dalin Sharl Lëklerk, i cili arrin "pole" për herë të katërt, si dhe dy pilotët e Mercedes që dukeshin në vështirësi në këto prova. Ashtu siç pritej, pilot i Red Bull, Maks Vershtapen, do të niset nga vend i fundit për shkak të modifikime­ve të bëra në motorin e makinës së tij. Për t'u shënuar ishte edhe një aksident i Kimi Raikonen, i cili përfundoi jashtë piste. Finlandezi do ta nisë garën nga vendi i dhjetë. Xhiroja përmbyllës­e u mor në investigim nga FIA, por duket e vështirë që të ketë ndonjë ndëshkim pasi të gjithë pilotët

ishin të përfshirë. Kujtojmë se gara për Çmimin e Madh të Italisë starton sot në orën 15:10.

SHARL LËKLERK - 21vjeçari feston për "pole position" që arriti para publikut të zjarrtë në Monza, ndonëse ajo që ndodhi në momentet e fundit të provave e prishi spektaklin. "Është vërtet e pabesueshm­e të shikosh kaq shumë njerëz që prej ditës së mërkurë në Milano e deri më sot. Është fantastike dhe jam shumë i lumtur për rezultatin, ndonëse në fund ishte mëkat që u krijua gjithë ai konfuzion. Nesër (sot) do të jetë një ditë e rëndësishm­e.

Ritmi i garës ishte i mirë, kështu që shkojmë me shumë besim në garë", deklaroi Sharl Lëklerk. Piloti i "kokëkuqes" do të kërkojë të përsërisë suksesin e një jave më parë ku do të synojë triumfin e dytë radhazi në Formula 1. Djaloshi nga Montekarlo duket

në një moment mjaft të mirë dhe pritet të mahnitë sërish edhe në Itali, ashtu sikurse bëri në Belgjikë të dielën e kaluar.

SEBASTIAN FETEL

- Në sytë e Sebastian Fetelit dallohet qartë zhgënjimi, ku gjermani ndryshe nga tre pilotët që ka para vetes, nuk mundi të

përfundojë asnjë xhiro në rreze: "Mund të them se mungoi puna në skuadër, pasi Lëklerk nuk kishte pse të më qëndronte përpara kaq gjatë", polemizon fillimisht gjermani. "Gjithsesi, jam i kënaqur nga makina, sepse bëra një xhiro mjaft të mirë", tha Fetel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania