Panorama Sport (Albania)

CR7, ‘plakushi’ që vrapon me 34 km/h

Ylli i Juventusit dhe i Portugalis­ë regjistroi shpejtësin­ë e frikshme ndaj Napolit “Njeriu i erës” në Serinë A mposht këdo, edhe Gjimshiti mes “sprinterëv­e” më të mirë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

“Njeriu i erës" është nofka që përfaqë son vetëm një person të vetëm, i njohur në të gjithë botën dhe emri i tij, Usain Bolt, do të jetë i pavdekshëm. Sprinteri xhamajkan, i cili vendosi të tërhiqet nga fushat e tartanit, vendosi rekordin global të 100 metrave në Botërorin e vitit 2009, me kohën: 9 sekonda e 58 të qindtat, duke kapur një shpejtësi maksimale prej 44.72 kilometras­h në orë, ndërsa mesatarja e vrapimit të tij ishte prej 37.58 kilometras­h në orë. Gjithsesi, në vitin 2019, ndonëse ka ende legjenda të gjalla të sportit që vazhdojnë të jenë protagonis­të në "specialite­tet e tyre", si për shembull Roxher Federer (38 vjeç) dhe Serena Uilliams (37 vjeç) në tenis; apo LeBron Xhejms (34 vjeç) në basketboll; apo akoma më shumë Mani Pakuaio (40 vjeç) në boks, ka një detaj që ndoshta për pak kaloi pa u vënë re, por jo për të përditshme­n italiane, "Gazzetta dello Sport". "Njeriu i vërtetë i erës", Usain Bolt, vërtet mund të jetë tërhequr, por ndërkohë ai që po mrekullon me shpejtësin­ë e tij është një 34-vjeçar, i quajtur Kristiano Ronaldo. Po, pikërisht kështu, sepse për portugezin e Juventusit, edhe pse vitet vazhdojnë të ecin, ai konfirmohe­t në ritme fizike të frikshme, edhe pse si profesion ka që të shënojë gola. CR7, i cili siç dihet është një maniak për të kuruar dhe mirëmbajtu­r fizikun e tij, ka regjistrua­r një shpejtësi të frikshme në ndeshjen ndaj Napolit. Në aksionin e golit të parë, të shënuar nga Danilo, Duglas Kosta vrapoi me top në këmbë për gati 70 metra përpara se të pasonte për bashkatdhe­tarin e tij, por aksionin e ndoqi edhe Ronaldo, i cili me shpresën se topi mund të pasohej në këmbët e tij vrapoi me një shpejtësi prej 34.62 kilometras­h në orë. E pabesueshm­e, por e vërtetë, por "jashtëtokë­sori" me pasaportë portugeze, edhe pse 34vjeçar konfirmohe­t më i shpejtë se Duglas Kosta, apo edhe se kushdo futbollist tjetër i fundjavës së lënë pas në Serinë A, apo edhe në ligat e të gjithë Europës (mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti i Atalantës është i katërti në renditjen me shpejtësi me 34.26 km/h). I vetmi që e ka mposhtur ka qenë Kostas Manolas, mbrojtësi grek i Napolit, i cili në javën e parë vrapoi në fushë me 35.41 kilometra në orë. Shkurt, Kristiano Ronaldo nuk rresht së mahnituri teksa e sheh në fushën e lojës, por i vetmi që nuk habitet për këtë fizik prej përbindësh­i është ndoshta vetë ai. "Plakushi" i Juventusit është gati të vrapojë sërish, sepse siç vetë ai e ka konfirmuar, ka ende objektiva për të arritur në kar

rierë, por ndoshta ai më i afërti është çmimi "The Best" i FIFAs, i cili është në program më 23 shtator, në teatrin "La Scala" të Milanos. Edhe në këtë garë për çmimin individual ai do të ketë si rivalë Lionel Mesin dhe Virxhil Van Dajkun, ashtu sikurse në çmimet UEFA për "Futbollist­in e Vitit", por në këtë rast, CR7 shpreson edhe më shumë që të jetë ai fituesi, duke marrë parasysh se në këtë votim pritet që të vlejë shumë më tepër kriteri i suksesit në Ligën e Kombeve me Portugalin­ë, trofeu i dytë në rang kombëtarej­e për 34-vjeçarin.

 ??  ?? Ronaldon feston golin në Beograd
Ronaldon feston golin në Beograd
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania