Panorama Sport (Albania)

Mançini: Kujdes nga Finlanda, kërkon surprizën

“Pelegrini luan patjetër, Bonuçi me Armeninë nuk simuloi”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Roberto Mançini, tra jneri i parë i Italisë që fiton 5 ndeshjet e para kualifikue­se të një Europiani, kërkon të mbajë ritmin, për të festuar në tetor në Romë, kundër Greqisë, sigurinë e pjesëmarrj­es në turne. Megjithatë, Finlanda pasi humbi me kombëtaren “axurre” në Parma, ka fituar 4 nga 4 ndeshjet pasardhëse. Dhe nuk duhet konsiderua­r aspak një kundërshta­r banal. Është i vetëdijshë­m Mançini: “Kanë një formë fizike më të mirë krahasuar me tonën, një skuadër kompakte që në Tampere nuk ka pësuar akoma gol. Ndeshjen e parashikoj të ndërlikuar. Të gjithë prisnin Bosnjën favorite, por Finlanda qëndron e dyta me meritë. Kërkon surprizën, të mposhtë Italinë për herë të parë, por edhe ne duam fitoren. Është testi më i vështirë i grupit”.

ZGJEDHJET – Formacioni do përcaktohe­t në limite: “Pres stërvitjet e fundit për të vendosur”, ka vijuar Mançini. “Duhet të shoh formën e lojtarëve që kanë luajtur në Armeni. Edhe udhëtimi ka qenë i gjatë dhe ka peshuar. Do bëj disa ndryshime. Pelegrini do të ketë shans për të luajtur. Ku? Me më shumë mundësi në mesfushë sesa në sulm, por të shohim”. Romanisti pritet të luajë përpara mbrojtjes me Zhorzhinjo­n dhe Sensin. Në të kundërt të Armenisë parashikoh­et të qëndrojë jashtë Barela, jashtë rendimenti dhe i skualifiku­ari Verrati. Në mbrojtje Ico mund të lërë pushim Florencin, ndërsa në sulm, ku është konfirmuar Beloti, mund ta nisë nga minuta e parë Lazanja në të majtë, me Bernardesk­in në krahun e kundërt. Me Kiezën si “as nën mëngë” për t’u përdorur gjatë lojës.

“SHI” GOLASH, POR MBROJTJA... - Vazhdimësi­a

në realizim është një kënaqësi për trajnerin. “Fillimisht krijonim shumë, por nuk shënonim. Tani ndoshta golat janë shumë... Të vazhdojmë kështu”. Pa Kielinin në mbrojtje ka më pak siguri: “Disa gabime në pozicionim, kur nuk luajnë së bashku shpesh, janë normale.

Normalisht Kielini është më ekspert, ndërsa Romanjoli një talent që duhet të rritet. Megjithatë, përtej ndonjë kundërsulm­i, lejuam pak në Armeni. Çështja ‘Bonuçi’? Nuk pashë simulime, nëse arbitri nxori karton, sulmuesi diçka e ka bërë”, përfundoi Mançini.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania