Panorama Sport (Albania)

Lipi: Me Fergusonin miq të vjetër, ishte vëllai im i "stolit"

-

Marçelo Lipi, ish-trajneri i Juventusit dhe i fundit që i dhuroi Italisë Kupën e Botës në Botërorin e vitit 2006, tregon disa prej anekdotave dhe ngjarjeve që ka ndarë me Sër Aleks Ferguson, legjendën e stolit të Mançester Junajtid. “Ferguson ishte si një vëlla për mua. Së bashku, që nga momenti kur u njohëm kemi shkëmbyer shpesh dhurata, por kemi drekuar e darkuar së bashku, pasi takoheshim shumë shpesh. Mbaj mend, dhurata e parë që i dërgova ishin ‘Gianduiott­i’ të Torinos, disa çokollata për nipërit e tij, por ai më tha se sapo provoi të parën, i kishte ngrenë të gjitha vetë. Edhe verëra i kam dërguar shpesh, nga ato të mirat, nga Toskana ime. Ndërsa Ferguson adhuronte të më dërgonte Matrioskat, ato ruset, brenda të cilave fshihej Uiski “Maçallan” i vitit 1971. Një ditë, pasi e shijova këtë pije, e mora menjëherë në telefon dhe i kërkova të më sillte një kuti tjetër. Por mes nesh kishte edhe baste... Një herë, kur më bëri vizitë në Itali, shkuam të drekonim dhe ai kërkoi një verë që e quante ‘Tigno’. Në të vërtetë quhej ‘Tignanello’, por ai ishte i bindur që unë gabohesha. Vumë bastin dhe thirrëm somelierin e restoranti­t: Ishte normale, fitova unë! Dhe që prej asaj dite ai nisi të më kërkonte këshilla, qoftë edhe nga celulari, për verëra të ndryshme, pasi ishte i apasionuar pas tyre”, vazhdon Lipi, që më pas ndalet te lidhja e tij me anglezët. “Adhuroja Roi Kinin. Madje, ishte pranë transferim­it te Juvja, por në fund diçka çedoi. Adhuroja edhe Pol Skollsin, ndërsa jam i lumtur që tashmë Ole Gunar Solskjaer po ndjek gjurmët e Fergusonit në stolin e Junajtid. E meriton! Dikur, edhe unë pata shansin ta sfidoja Fergusonin në Angli, pasi më kërkoi me këmbëngulj­e Totenhemi. Por në fund, lidhja ime me Juven ishte shumë e fortë, aq sa ajo e Fergit me Junajtid, ndaj nuk pranova. Për më shumë nuk e flisja mirë gjuhën angleze. Për të më ndryshuar mendjen, ata më thanë se edhe Ferguson nuk e fliste mirë anglishten, nuk kuptohej qartë nga lojtarët e tij, për faj të theksit të tij skocez”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania