Panorama Sport (Albania)

Spanja, rotacion masiv kundër Ishujve Faroe

Trajneri Moreno nuk do surpriza: Të fitojmë çdo ndeshje

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Formacioni që Robert Moreno do të hedhë në fushë sot përballë Ishujve Faroe vështirë se do të ketë të bëjë me atë që luajti kundër Rumanisë tri ditë më parë në Bukuresht. Lodhja e ndeshjes ndaj rumunëve, por sidomos diferenca e madhe mes dy kombëtarev­e që sfidojnë sot njëra-tjetrën, lejon një rotacion masiv në radhët e “La Roja”-s. Diçka e tillë ishte parë edhe në qershor, kur Spanja luajti në transfertë ndaj Ishujve Faroe e më pas kundër Suedisë. Si pasojë e “erës së ndryshimev­e”, sot në “El Molinon” të Gihonit, pritet të luajnë nga minuta e parë Karvahal, Gaja, Rodri, Tiago, Pareho dhe Suso, të cilëve u shtohet De Gea. Hermoso, Ojarzabal dhe Sarabia do të plotësojnë së bashku me kapitenin Ramos njëmbëdhje­tëshin fillestar për ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

TRAJNERI – Për Roberto Morenon kjo do të jetë ndeshja e dytë në krye të Spanjës. Tekniku pranon se do të ketë rotacion masiv krahasuar me ndeshjen kundër Rumanisë, ku gjithsesi Spanja bëri detyrën, duke fituar. Tri pikët janë të detyrueshm­e edhe sot, me trajnerin që në konferencë

për shtyp deklaroi: “Sigurisht që do të ketë ndryshime, jo vetëm për çështje minutazhi e lodhjeje, por edhe për t’i dhënë besim të gjithë grupit. Në një ekip që pretendon, janë të gjithë të rëndësishë­m, ndaj kam besim se kushdo që do të zbresë në fushë, do të japë më të mirën për të treguar se meriton

të jetë këtu”. Spanja me një fitore do t’i konsolidon­te pozitat e saj në krye të grupit, por me ende pesë ndeshje për t’u luajtur, Moreno kërkon të shmangë çdo surprizë të pakëndshme dhe fitorja ndaj Ishujve Faroe është thelbësore në këtë aspekt. “Jam shumë i kënaqur me ato që pashë kundër Rumanisë, por

kjo nuk do të thotë se nuk mund të përmirësoh­emi, sidomos në aspektin mbrojtës, kur rivali niset në kundërsulm. Fillimisht duhet të sigurojmë kualifikim­in, megjithatë të gjithë e dimë se ku mund të ndërhyjmë për të zgjidhur problemati­kat që na shfaqen”, përfundoi Moreno.

 ??  ?? Trajneri i Spanjës, Roberto Moreno
Trajneri i Spanjës, Roberto Moreno

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania