Panorama Sport (Albania)

SHQIPTARËT E ZVICRËS Shaqiri rikthehet në kombëtare, Xhaka gati t’i japë shiritin

-

Pas një periudhe të gjatë mungese (që nga 9 qershori në Ligën e Kombeve), më në fund Xherdan Shaqiri është rikthyer në shërbim të Zvicrës së trajnerit Vladimir Petkoviç. Sulmuesi i Liverpulit nuk ishte në dispozicio­n më 5 shtator në 1-1 kundër Irlandës, por sot pritet të jetë të paktën në stol kundër Gjibraltar­it. Më shumë sesa gjendja fizike, thuhet se Shaqiri ka probleme me hierarkitë në përfaqësue­sen helvete, por këtyre zërave u ka dhënë fund Granit Xhaka. Kapiteni është shprehur shumë i lumtur për rikthimin në skuadër të Shaqirit, i cili disa muaj më parë u shpall kampion Europe për klube me Liverpulin. Sa i përket rikthimit të sulmuesit të lindur Gjilan, prania e tij te Zvicra nuk ka të bëjë aspak me hierarkitë, me Granit Xhakën që ka saktësuar: “Nuk besoj që prania e Xherdanit në kombëtaren e Zvicrës varet nga zgjedhje të aspektit hierarkik. Shiriti i kapitenit nuk është aspak një problem e aq më pak një kërkesë e Xherdanit. Jemi profesioni­stë dhe të rritur, ndaj nëse ai mendon se duhet të mbajë shiritin, do të ma kishte thënë me kohë. Për mua, nuk është problem ky aspekt, aq më tepër kur bëhet fjalë për Xherdanin”. Një ndërhyrje e vendosur e mesfushori­t të Arsenalit, i cili shuan kështu që në lindje çdo lloj polemike rreth çështjeve të brendshme të kombëtares së Zvicrës. Duke dashur të mos diskutojë më temën e shiritit, Xhaka e ka mbyllur deklaratën e tij duke thënë: “Kushdo në skuadër që ka pretendime, mund të kërkojë të jetë kapiten dhe do të pranoj më shumë dëshirë të ulem e ta diskutoj. Për mua nuk ka rëndësi nëse zbres në fushë me apo shirit në krah. I vetmi objekt imi është që të jap gjithçka për skuadrën dhe shokët kur jam në fushë, ndaj nuk ka rëndësi nëse e bëj diçka të tillë me statusin e kapitenit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania