Panorama Sport (Albania)

Nejmar me gol dhe asist, spektakël mes Brazilit dhe Kolumbisë

Barazim në Majami, “O’Ney” shënjestro­n Pelenë për historinë

- RIKTHIMI I NEJMARIT

Miqësorja e luksit me Brazilit e Kolumbisë, e luajtur dje në Majami, respektoi të gjitha pritshmëri­të. Gola, spektakël dhe grinta tipike e ekipeve latine, sidomos kur përballë janë dy formacione të stërmbushu­ra me yje. “Vallet” i hapi Kasemiro, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 19-të pas zhvillimev­e të një goditjeje këndi. Ekzekutim i Nejmarit nga flamuri për kokën e mesfushori­t të Realit që nuk gabon në shënjestër, teksa Ospina kapet në befasi. Tri minuta më pas Kasemiro është përsëri protagonis­t, por këtë herë negativish­t. Një ndërhyrje e madrilenit sanksionoh­et me karton të verdhë, i cili do të jetë i vetmi i ndeshjes, pavarësish­t se nuk munguan ndërhyrjet në limite të rregullore­s. Në minutën e 25-të Aleks Sandro shkakton faull në zonën e tij dhe për arbitrin amerikan Elfat nuk ka dyshime që është 11metërsh. Muriel rrëmben sferën

dhe mposht me ftohtësi Edersonin që nuk mundet të ndalë goditjen e saktë të sulmuesit të Atalantës. Nuk kalojnë as dhjetë minuta dhe Muriel gjen golin e avantazhit. 28vjeçari lëshon një silurë, e cila përfundon në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi Edersonit që tentoi më kot të ndalte sulmuesin.

– Pjesa e dytë është më e përmbajtur në ritëm, por sulmet dhe kundërsulm­et mbeten një konstante. Megjithëse miqësore, Brazili e Kolumbia i japin jetë një sfide, e cila argëton mbi 65 mijë të pranishmit në stadiumin e Majamit. Në minutën e 58-të vjen edhe momenti i Nejmarit. Protagonis­t absolut i sulmit brazilian, sulmuesi i PSG-së gjen golin pas një vertikaliz­imi të Kutinjos për Danil Alveshin, i cili kroson saktë në zonën e vogël ku “O Ney” nuk fal.

Goli i 61-të për të me fanellën e “Seleçao”-s, teksa në horizont duket Pele, që me 77 gola është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren karioka. Për t’u theksuar vlen fakti se Nejmar mungonte prej qershorit, kur për shkak të një dëmtimi, u detyrua të braktiste

Brazilin që do të fitonte edicionin “shtëpiak” të Copa America. Sa i përket Serisë A, minuta të plota për juventinët Kuadrado dhe Aleks Sandro, teksa milanisti Paketa vijon të ketë minutazh të reduktuar. Vetëm dhjetë minuta ndaj Kolumbisë, përfshirë edhe shtesën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania