Panorama Sport (Albania)

Kriza, Gjermania është pa “mur”

Analiza, “pancerat” me një mbrojtje të dobët dhe pa ide në lojën sulmuese Tulipanët leksion futbolli, Lëv mund të ketë gabuar me largimin e Humelsit

-

Skuadra e kombëtares gjermane u thye të premten në mbrëmje nga Holanda, e cila shënoi katër gola në portën e Manuel Nojerit. Me Europianin në sfond, kjo humbje djeg shumë, pasi nga “pancerat” pritet një përgjigje bindëse pas dështimit në Botërorin e fundit. Trajneri Joakim Lëv kompliment­oi kolegun e tij, Ronald Kuman, pas ndeshjes, duke pranuar se skuadra e tij ishte më e mira në fushën e lojës. “Gjatë gjithë 90-minutëshit ata ishin skuadra më e mirë në fushën e lojës. Edhe pse shënuam të parët, nuk arritëm kurrë ta kishim lojën në kontrollin tonë”, tha Lëv. Të paktë janë ata që dëshirojnë një justifikim nga tekniku gjerman, edhe pse Lëv nuk tingëlloi i tillë. Tifozët duan të dinë se mbi kë bie përgjegjës­ia për këtë disfatë. Në Hamburg u pa një ekip i shëmtuar në çdo drejtim, kjo edhe për meritë të kundërshta­rit që luajti një futboll të bukur, ashtu siç dinë ta bëjnë vetëm holandezët. “Sport 1” ka renditur 3 pikat më të dobëta të Gjermanisë në ndeshjen me portokalli­njtë.

MBROJTJA

Ishte pa dyshim reparti që çaloi më shumë. Ginter, Tah, Zyle dhe Shulc janë nën akuzë. Një vendosje skandaloze ndaj një kundërshta­ri që pikën më të dobët ka sulmin. Në mungesë të emrave të mëdhenj, si Van Nistelroi, Van Persi apo Berkamp, Kuman u mjaftua me Depain dhe Babelin për të shkërmoqur murin gjerman. Pas një pjese të parë të dobët nga tulipanët, në të dytën, pasi nuk kishin më çfarë të humbisnin, sulmet në portën e kundërshta­rit nuk u ndalën. Sinjali i parë erdhi me Vajnaldum, i cili u gjend i vetëm përballë Nojerit, me këtë të fundit që bën mrekullinë. Më pas De Jong, i cili nuk fali gjermanët në tentativën e dytë, duke barazuar rezultatin. Kaq u mjaftoi miqve për të marrë nën kontroll ndeshjen, duke përmbysur rezultatin. Por, edhe kur shansi për skuadrën e Lëvit erdhi për herë të dytë pas një dhurate nga arbitri, ata nuk ditën ta shfrytëzon­in dhe pësuan sërish, duke konfirmuar edhe një herë dobësinë e tyre në repartin ndoshta më të rëndësishë­m në skuadër. LOJA

Ajo që la tjetër për të dëshiruar ishte mënyra se si skuadra gjermane interpreto­i lojën. Në fakt, shumë pak mund të kenë një ide se si ka qenë strategjia e Lëvit para ndeshjes. Holanda mori kontrollin e lojës që në minutat

e para të ndeshjes duke vënë diktatin edhe pasi pësoi golin e parë në minutën e 9-të. Pas takimit Lëv u ankua për topat e shumtë që u humbën në mesin e fushës nga lojtarët e tij. Kros ishte jo në formën e tij më të mirë duke mos bërë diferencën në asnjë moment. Shkëndija e vetme erdhi vetëm nga Kimish i cili tregoi se është lojtari më në formë te “pancerat”.

SULMI

Të gjithë prisnin një Timo Verner si ai në Lajpcig. Por nuk u pa asnjë gjurmë e tij. Në hije totale kjo falë

edhe vendosjes së mirë të Van Dajk dhe De Ligt të cilët nuk i dhanë asnjë mundësi atij të tregonte vlerat. Marko Rojs kishte mundësinë më të mirë për të dyfishuar rezultatin, por u ndal nga Sileses. Gnabri edhe pse shënoi golin e parë, ishte në hije gjatë gjithë 90minutësh­it duke u bllokuar me sukses nga Deni Blind në krahun e majtë. Ndeshja e ardhshme ndaj Irlandës së Veriut është një provë zjarri për skuadrën e Joakim Lëv i cili duhet të tregojë se ndaj Holandës ishte thjesht një ditë jo e mirë për djemtë e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania