Panorama Sport (Albania)

Birhof: Gjermania të reagojë, Rebiç i duhuri për Milanin

-

Oliver Birhof ishte shumë i zhgënjyer pas humbjes së kombëtares gjermane ndaj Holandës të premten në mbrëmje në Hamburg. Menaxheri i “pancerave” foli me tone të larta për mediat duke kërkuar një reagim të menjëhersh­ëm nga lojtarët. “Është e papranuesh­me, nuk mund të humbasësh me një lojë të tillë. Vërshëllim­at në fund të takimit nga tifozët? Të drejta. Askush nuk vjen në stadium për të parë një lojë të tillë. Lojtarët duhet ta ndiejnë më shumë këtë fanellë”, tha Birhof që bën thirrje për një reagim sa më të shpejtë nga skuadra. “Ndeshja ndaj Irlandës vjen shumë shpejt. Aty duhet të tregojmë se sa vlejmë. Nuk na lejohen më hapa fals. Pres që ekipi të ndërgjegjë­sohet për humbjen dhe të reagojë sa më shpejt. Luajmë ndaj skuadrës që kryeson grupin me pikë të plota, një rezultat negativ do të na e vështirëso­nte shumë kualifikim­in për në Europian”.

REBIÇ

Ndërkohë, ish-sulmuesi i gjermanëve foli edhe për ishskuadrë­n e tij, Milanin, e cila kohët e fundit po kalon një moment jo të mirë duke mos u kualifikua­r për Champions Ligë. Por gjermani tregon se tifozët duhet të tregohen të durueshëm dhe t’i japin kohë trajnerit dhe lojtarëve për të treguar veten. “Te Milani të duhet kohë, nuk duhet të nxitohesh dhe të gjykosh shpejt. Kanë marrë lojtarë interesant­ë, por duhet ta kuptojnë se skuadrat e tjera janë më përpara. Kjo pasi lojtarët kanë vite që luajnë me njëritjetr­in dhe eksperienc­a është më e madhe. Por jam i bindur se Maldini dhe Boban po bëjnë një punë të mirë”. Gjermani u pyet edhe për krizën që po kalon polaku Piontek te skuadra kuqezi. Ai u përgjigj se lojtari do të zhbllokohe­t shumë shpejt. “Piontek në krizë? Për sulmues të llojit të tij, është shumë e rëndësishm­e të zhbllokohe­sh. Por kjo gjë nuk duhet të ndodhë me nxitim, pasi mund të ketë një impakt negativ te lojtari dhe skuadra. Ai është një sulmues cilësor dhe këtë e ka treguar edhe në sezonin e kaluar. Por ndonjëherë duhet të pranosh momentin negativ dhe të vazhdosh të punosh me qetësi. Herët a vonë, goli do të vijë”. Ante Rebiç nuk është një emër i panjohur për Birhof, i cili e njeh shumë mirë lojtarin nga koha kur ky luante për Frankfurti­n në Bundesligë­n gjermane. “Rebiç më pëlqen, ai ka bërë shumë mirë në Gjermani. Ka cilësi të mira, është i shpejtë me topin dhe shënon. Kjo do ta ndihmojë Milanin të ecë përpara”, tha ish-sulmuesi kuqezi, i cili ka fituar një kampionat me skuadrën italiane në sezonin 1998-1999. Tani Oliver është menaxheri i kombëtares së Gjermanisë dhe krahu i djathtë i trajnerit Joakim Lëv, i cili i ka besuar atij zgjedhjen e lojtarëve të cilët do t’u bashkohen “pancerave”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania