Panorama Sport (Albania)

Lëv: Për 3 pikë ndaj Irlandës

“Pres që skuadra të tregojë sa vlen, Europiani nuk është në rrezik”

-

Ndaj Holandës, Gjermania bëri një nga ndeshjet më të dobëta në muajt e fundit. Trajneri Joakim Lëv u mundua të tregonte një ditë pas disfatës me portokalli­njtë shkakun e vërtetë të kapitullim­it të skuadrës së tij.

Cilat ishin arsyet kryesore që sollën humbjen?

Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin dhe mënyrën se si humbëm. Por na duhet ta pranojmë se Holanda ishte skuadra më e mirë në fushë. Loja jonë ishte shumë e dobët, kombinuam shumë pak me njëri-tjetrin dhe humbëm shumë topa në mesin e fushës.

Zëvendësim­et në momentin e 1-1 nuk u dukën se sollën ndonjë ndryshim, prisnit më shumë?

Ideja ime ishte që me Kai Haverc dhe Ikai Gyndoan skuadra të sulmonte më shumë në portën e kundërshta­rit. Të dy lojtarët kanë cilësi të mira në qarkullimi­n e topit

dhe mund të depërtojnë thellë në zonën e kundërshta­rit. Por kjo nuk ndodhi dhe të jemi realistë, humbja nuk erdhi për faj të tyre.

Sa e rrezikon Gjermania Europianin me këtë humbje?

Kjo do të thotë se ndaj Irlandës së Veriut na duhet vetëm fitorja. Të luajmë me vendosmëri duke dalë të fituar nga fusha e lojës. Por edhe po të kishim fituar ndaj Holandës, do të shkonim me të njëjtin mobilizim në ndeshjen e radhës.

Çfarë do të ndryshoni nga ndeshja në Hamburg?

Nga ana taktike duhet të bëjmë disa ndryshime, kjo është normale pasi skuadra Irlandeze luan një futboll ndryshe nga Holanda. Ata janë të fortë fizikisht dhe kjo kërkon shumë energji. Nuk e di se kush do të luajë. Do të shoh me kujdes gjendjen e lojtarëve përpara se të vendos.

Ndikon një humbje e tillë negativish­t te lojtarët e rinj?

Ata duhet ta kuptojnë se të luash me skuadrën e parë, është një përgjegjës­i e madhe. Detyra jonë është t’u tregojmë atyre se mund të jenë decizivë me lojën e tyre pavarësish­t moshës. Rasti më i mirë ishte i Malen, që debutoi dhe shënoi një gol të rëndësishë­m me Holandën. Të rinjtë dhe ata që kanë kohë që luajnë në kombëtare duhet të reagojnë menjëherë. Jam i bindur se do ta bëjnë.

Ka mungesë cilësie në mbrojtje?

Jo, nuk besoj se ka. Lojtarët e kanë vërtetuar javë pas jave në klubet e tyre se mund të bëjnë mirë. Sigurisht që Xhonatan Tah dhe Niklas Zyle duhet të punojnë më shumë me njëritjetr­in për të minimizuar gabimet.

A mendoni se do të ishte më mirë të luani me një mbrojtje me katër?

Preferoj të luaj me një modul si në ndeshjen e fundit. Shulc dhe Klosterman duhet të jenë më aktivë në krah dhe ta ndihmojnë skuadrën në aksionet sulmuese. Kemi bërë një ndeshje të dobët, jo për faj të rreshtimit, por si rrjedhojë e gabimeve individual­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania