Panorama Sport (Albania)

Leva thumbon Dortmundin: Bajerni, skuadra më e madhe ku kam luajtur

Sulmuesi polak i bavarezëve, “kunja” ish-ekipit të tij

- Sa ju emocionon një gol?

Robert Levandovsk­i është njeriu i momentit në kampionati­n gjerman. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut është golashënue­si më i mirë në Bundesligë me gjashtë gola në tri ndeshje. Në një intervistë për “Bild”, polaku tregon gjithçka, nga festimi i golit, deri te thumbat ndaj ish-skuadrës së tij, Borusia e Dortmundit.

Çfarë qëndron pas festimit pas çdo goli që shënoni?

Festimi me duart e kryqëzuar ka të bëjë me vajzën time. Nuk dua ta tregoj me detaje, pasi është sekreti ynë. Kur shënoj, dua t’ia dedikoj çdo gjë familjes sime, pasi ajo është gjithmonë në mbështetje­n time. Më ka ndihmuar gjatë gjithë karrierës sime si futbollist.

Çdo festim ka të bëjë me atë që ndieni?

Po, edhe pse shpeshherë nuk e di se si do të festoj. Pasi gjithçka vjen spontanish­t. Njeriu bën gjithmonë atë që ndien, ashtu edhe

unë në fushën e lojës.

Është një ndjesi e papërshkru­eshme. Ai momenti kur 80 mijë tifozë thërrasin emrin tënd të drithëron, je gati të fluturosh. Por gjithmonë duhet të jesh gati dhe të kthehesh në realitet vetëm disa sekonda më pas. Nuk duhet që euforia të marrë me vete.

Jeni një nga golashënue­sit më të mirë në Bundesligë, kalimi nga Polonia në Dortmund duket se ka qenë momenti kyç i karrierës suaj, e vërtetë?

Gjashtë muajt e parë kanë qenë të vështirë. E kisha të vështirë të përshtates­ha. Nuk dija asnjë fjalë gjermanish­t, nuk ishte e lehtë të mësoje një kulturë tjetër. Më duhej të përballesh­a me shumë gjëra që nuk isha mësuar t’i bëja në Poloni. Por kalimi te Bajerni ishte

pa dyshim hapi më i madh në karrierën time. Mund ta ndieje fuqinë që të jepte ajo fanellë. Isha shumë krenar që arrita të bëhem pjesë e një prej skuadrave më të mira në botë. E dija se po të vija këtu, do të rritesha më shumë si futbollist. Dua të qëndroj përjetë (qesh).

Çfarë nuk ka fituar ende një lojtar si Levandovsk­i?

Eh, në jetë nuk mund të jesh asnjëherë i kënaqur. Sigurisht që më mungon Champions-i. Është trofeu më i rëndësishë­m në botë. Me kombëtaren është e vështirë të ëndërrosh për Europianin apo Botërorin. Ka shumë skuadra më të mira se ti. Por me Bajernin është ndryshe. Ishim disa herë pranë kalimit në finale, por për shumë arsye nuk arritëm të kalonim më tej duke u mundur nga Reali i Madridit që është një prej skuadrave më të mira në planet. Jam i sigurt se shansi për të luajtur një finale tjetër do të vijë. Ekipi ka ndryshuar pak, por kemi bërë një merkato të mirë duke afruar lojtarë të mëdhenj si Kutinjo dhe Perisiç. Largimi i Arjen Roben dhe Frank Riberisë ishte një humbje e madhe për klubin, por Bajerni ka ditur gjithmonë të gjejë lojtarë të mëdhenj që janë gati të shkruajnë historinë për klubin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania