Panorama Sport (Albania)

Barça, lojtarët gati të paguanin nga xhepi për Nejmarin

"Sport" sjell një prapaskenë të fortë, Bartomeu siguron: "O'Ney" nuk vjen në janar

- FLET BARTOMEU

Barcelona e kërkonte me aq forcë rikthimin e Nejmarit në "Kamp Nou", aq sa disa prej liderëve të skuadrës ishin gati që të paguanin edhe nga xhepi. Është kjo prapaskena e fortë dhe e rëndësishm­e që sjell e përditshmj­a katalanase "Sport", e cila konfirmon se dëshira e madhe për të përqafuar braziliani­n në Katalonjë ishte aq e madhe, sa Lionel Mesi, Luis Suarez, por edhe disa futbollist­ë të tjerë kishin treguar gatishmëri­në e tyre te drejtuesit e klubit për të ulur pretendime­t e pagës vjetore, vetëm që Nejmar të rikthehej në Barcelonë, por në të njëjtën kohë të mos vishte kurrsesi fanellën e rivalëve kryesorë të tyre, atë të Realit të Madridit. Në të njëjtën kohë, rikthimi i yllit brazilian në stadiumin "Kamp Nou" do t'i kishte shërbyer së tepërmi trajnerit Ernesto Velverde, si një armë më shumë për të tentuar fitoren e Ligës së Kampioneve.

- Gjithsesi, edhe pse tratativa mes Barcelonës dhe PSG-së sfumoi gjatë kësaj merkatoje vere, zërat thonë se bisedimet mes palëve do të vazhdojnë sërish, sepse ideja është që Nejmar të kthehet të riveshë bluzën e kampionëve të Spanjës që në merkaton e janarit. Por një mundësi të tillë, ndoshta për të mos gënjyer sërish tifozët në lidhje me këtë tratativë, e ka përgënjesh­truar vetë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu: "E vërteta është që Nejmar ua tha qartë dhe fortë drejtuesve të PSG-së se kërkonte që të kthehej te ne. Reali ishte gjithashtu i interesuar? Mund të konfirmoj se ka pasur edhe disa skuadra të tjera që e tentuan Nejmarin, por nuk dua të përmend emra. Për më shumë, dua të specifikoj se Nejmar nuk do të jetë pjesë e Barcelonës as në merkaton e janarit. Operacione të një rëndësie të tillë nuk mund të bëhen në periudha kaq të shkurtra, prandaj në merkaton e dimrit mos prisni asnjë lëvizje të kotë. Ne i ofruam PSG-së disa mënyra për pagesën e braziliani­t, qoftë edhe atë të huazimit me detyrim blerjeje, por në fund sfumoi gjithçka - saktësoi Bartomeu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania