Panorama Sport (Albania)

Milito: Inter, me ‘Suning’ për tripletë

"Finalja e Champions-it momenti më i bukur! Lautaro kampion, nuk kam dyshime"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një intervistë e gjatë, për të treguar ro lin e tij si drejtues te Rejsing Avejaneda dhe për të përshkuar aventurën e jashtëzako­nshme të kaluar me ngjyrat e Interit, ku në 2010ën ishte protagonis­t absolut i tripletës. Diego Milito, "Princi" për tifozërinë zikaltër, është prononcuar për mikrofonat e mediave italiane, mes së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes. Me një urim: Që ky të jetë viti i interistëv­e.

FITORET SI LOJTAR DHE SI DREJTUES

- "Është e qartë që ka ndryshime mes dy roleve, - ka nisur argjentina­si. - Nuk është e njëjta gjë të bësh lojtarin, ku shumë gjëra varen nga paraqitjet në fushën e lojës. Në pozicionin e menaxherit apo drejtuesit sportiv, jo gjithçka është në duart e tua, janë të shumta aspektet përtej formimit të një skuadre të mirë. Futbolli nis të përjetohet në një tjetër mënyrë: së pari ndeshjet shihen nga tribuna. Roli i drejtuesit luan një pjesë thelbësore: ndjek linjën që do të duhet të ndjekë klubit dhe ekipi, zhvillon edhe takimet me trajnerin. Në fund është edhe personi që flet me liderët e klubit".

- Më tej, disa fjalë për Lautaro Martinezin, ish-lojtar i Rejsingut, i transferua­r në Milano

LAUTARO

pikërisht falë këshillës së Militos. "Çfarë i nevojitet për t'u afirmuar si numër 9 titullar tek Argjentina? Kohë. Duket qartësisht që është një lojtar i madh dhe nuk kam dyshime se do të paraqitet mirë me kombëtaren tonë. Duhet të zbresë më shpesh në fushën e lojës dhe të grumbulloj­ë sa më shumë ndeshje për të fituar eksperienc­ë. Nuk do ta ketë të lehtë të afirmohet, sepse, për fat të mirë, kemi sulmues të mëdhenj në përfaqësue­se. Në të vërtetë, më pëlqejnë shumë sulmuesit. Kemi Lautaron, Kun Agueron, Higuaini është në formë".

FINALJA E CHAMPIONS-IT 2010

- Radhën e kanë disa mendime për të shkuarën, ku një vend të rëndësishë­m në sirtarin e kujtimeve ka finalja e fituar në 2010-ën kundër Bajernit të Mynihut. "Ndeshja më e rëndësishm­e e karrierës sime? Sigurisht: për peshën e një finaleje të Champions-it, çfarë simbolizon­te për Interin në atë moment dhe për mua personalis­ht. Nuk ka krahasime. Ishte një gëzim i madh për Interin të kualifikoh­ej në finale pas 45 vitesh. Tifozëria, presidenti dhe e gjithë bota interiste e dëshironin. Fitorja me Barçën në gjysmëfina­le pati emocionet e saj, sepse dominuam skuadrën më të mirë në botë". Trajner në atë kohë ishte Murinjo: "Luajti një rol thelbësor, ishte pika jonë e referimit, udhëheqësi. U qëndroi gjithmonë pranë lojtarëve".

INTERI I SOTËM

- Në fund, aktualitet­i dhe e ardhmja: "Interi ka pasur shumë ndryshime pronësie gjatë viteve të fundit pas largimit të Moratit. Sot, megjithatë, me afrimin e 'Suning'-ut ka gjetur drejtimin e duhur. Dua që ky të jetë viti i Interit dhe me krerët e rinj të ritentohet tripleta".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania