Panorama Sport (Albania)

Pakt “zotërinjsh” për Mbapenë, Perez gati t’ia dhurojë Zidanit

-

Sapo ka mbaruar merkatoja verore, por te Reali i Madridit po thurin plane për strategjin­ë e vitit të ardhshëm. Pasi patën vështirësi në afrimin e yjeve si Nejmar apo Pogba, madrilenët synojnë që pas një viti të sjellin në “Santiago Bernabeu” Kilië Mbapenë. Faktin që kanë zgjedhur të investojnë te francezi është një tregues i qartë se “O’Ney” ka si zgjedhje të parë Barcelonën. Sipas mediave iberike, Zinedin Zidan ka qenë i qartë me Florentino Perezin në lidhje me përforcime­t që kërkon në skuadër. Pavarësish­t se ndoqi për javë me radhë Pol Pogbanë, Zizu duket se ka zgjedhur të ketë tjetër prioritet për verën e vitit që vjen. Tekniku i “Los Blancos” ka identifiku­ar te 20-vjeçari francez emrin që kërkon të stërvisë, madje ka mundur t’i rrëmbejë edhe një premtim presidenti­t Perez në lidhje me afrimin e sulmuesit. Në sezonin e kaluar, Mbape shënoi 39 gola dhe dha 17 asiste në të gjitha kompeticio­net e luajtura me PSG-në, teksa sivjet ka shënuar dy gola deri tani. Pavarësish­t fillimit të mirë, ai është dëmtuar kundër Tuluzës, çka e ka detyruar të bëjë një muaj pushim, por joshja ndaj Zidanit nuk pritet të pësojë rënie. Siç konfirmojn­ë mediat iberike, Zizu ka një pakt “gentleman”-ësh me Florentino­n dhe në rast se bashkëpuni­mi i tyre jep frute gjatë sezonit në fjalë, atëherë presidenti në verën e ardhshme do të detyrohet të hapë bllokun e çeqeve për t’i plotësuar trajnerit dëshirën për bashkëkomb­ësin. Falë moshës, por sidomos potenciali­t, Mbape cilësohet si njeriu i duhur për të hapur një faqe të re në historinë e “Los Blancos”, të cilët pas largimit të Ronaldos kanë shfaqur problemati­ka të shumta si në nivelin e rezultatev­e dhe golave e po ashtu në atë të lidershipi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania