Panorama Sport (Albania)

“Mallkimi” i numrit 9, Inzagi i vjen në ndihmë Piontekut

“Superpipo” do t’i dhurojë një fanellë 24-vjeçarit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas Filipo Inzagit askush tjetër nuk ka mundur të jetë konstant me golat te Milani, duke mbajtur fanellën me numrin 9 të kuqezinjve. Bomber me talent si Pato dhe ekspertë si Torres e kanë pasur tejet të vështirë ta imitojnë “Superpipon”, për të mos thënë se janë thelluar edhe më tej në problemati­kat e tyre për të gjetur rrugën e golit. Që pas Inzagit, më mirë duke mbajtur 9-ën “e mallkuar” ka bërë Xhanluka Lapadula. 8 gola për sulmuesin aktual të Leçes, por të pamjaftues­hëm për të merituar konfirmimi­n në radhët e “Djallit” pas sezonit 2016-17. Edhe Andre Silva e ka “nderuar” 9ën me më shumë gola, por shumica u shënuan në paraelimin­atoret e Ligës së Europës.

NDIHMA NGA INZAGI - “Mallkimi” në fjalë, me sa duket, ka vërshuar edhe mbi Kristof Piontekun. Vërtet ka luajtur vetëm 119 minuta në dy ndeshje zyrtare, por frika e krizës së Kristof Piontekut ka nisur të “zvarritet” në ambientet kuqezi, aq më tepër duke pasur parasysh faktin se 24vjeçari nuk shënon prej thuajse 4 muajsh për Milanin. Për problemati­kën e Piontekut ka folur vetë Filipo Inzagi, i fundit që ka mbajtur fanellën me numër 9 të “Djallit” dhe nuk ka pasur kurrfarë shqetësimi me golat apo rezultatet që njihen nga të gjithë. I pyetur mbi vështirësi­të që has një sulmues kur nuk shënon e specifikis­ht për Piontekun, ish-bomberi kuqezi ka deklaruar: “Isha me disa miq pak ditë më parë dhe duke bërë shaka, u thashë se do të shkoj enkas në Milano kur Kristof të kthehet nga grumbullim­i me kombëtaren për t’i dhënë personalis­ht fanellën me numrin 9. Piontek është një futbollist i fortë dhe me siguri që së shpejti do të nisë të shënojë”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania