Panorama Sport (Albania)

Thellohet kriza e Piontekut, s’e “shëron” as kombëtarja

- SFIDË

Tjetër shans i pashfrytëz­uar për Kristof Piontekun. Në ambientin e Milanit prisnin që thirrja dhe mundësia për të luajtur në kombëtare do ta zhbllokoni­n polakun, por ndaj Sllovenisë në Lubjanë, numri 9 kuqezi i shtoi një tjetër etapë parabolës së tij rënëse. Polonia humbi në fushën e sllovenëve 2-0, teksa Piontek (76 minuta në fushë) jo vetëm që nuk shënoi, por as nuk shfaqi ndonjë rrezikshmë­ri. Asnjë goditje në drejtim të portës për 24vjeçarin, i cili shpresonte që të gjente “shërim” për krizën e golit që e ka kapluar në skuadrën e klubit. 119 minuta në Serinë A, gjashtë miqësore dhe ndeshja e fundit me Poloninë thellojnë “agjërimin” e Piontekut, i cili nuk e dërgon topin në rrjetë që prej 19 majit (Milan-Frozinone 1-0).

- Provat e dobëta të Milanit kanë justifikua­r disi paraqitjet e polakut me fanellën kuqezi, teksa edhe Polonia e parë dy net më parë në Lubjanë nuk është se shkëlqeu. As ylli i saj më i shndritshë­m, Robert Levandovsk­i, nuk mundi të shfaqej i rrezikshëm përballë sllovenëve. Për të sfiduar edhe disi fatin, Piontek ndaj Sllovenisë zgjodhi të luante me numrin 23, por as ndryshimi i fanellës nuk ndikoi në “zgjimin” e instinktit të golit që karakteriz­oi polakun në vitin e tij të parë në Serinë A ku mes Xhenoas dhe Milanit gjeti 30 herë rrugën e golit. Ndeshja e së hënës në Varshavë kundër Austrisë do të jetë një tjetër shans për Piontekun, përpara se të rikthehet nën urdhrat e Xhampaolos për të përgatitur sfidën e fundjavës kundër Veronës. Polaku nuk shkurajohe­t, teksa në rrjete sociale lëshon sfidën personale teksa deklaron: “Të kualifikoh­emi në Europian si të parë grupi”. Austria është e paralajmër­uar, te Milani shpresojnë që kombëtarja të kthejë në Milano një Piontek të “zhbllokuar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania