Panorama Sport (Albania)

Portugalia s’fal, Ronaldo çmend serbët

CR7 thyen tabunë në Beograd, nuk kishte shënuar kurrë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo u shton një tjetër gol numrave stratosfer­ikë të karrierës së tij, por mbi të gjitha rrëmben edhe një herë tjetër kopertinën, duke u konfirmuar sërish vendimtar me përfaqësue­sen. Sulmuesi i Juves vendos ta pushtojë edhe Beogradin, të vërë në heshtje stadiumin e frikshëm "Marakana", pasi Portugalia e tij fiton me rezultatin 4-2 përballë Serbisë. Madje, në takimin e djeshëm, 34-vjeçari, përveç golit, thyen edhe një tabu personale: CR7 nuk i kishte shënuar kurrë më parë në karrierë Serbisë, prandaj suksesi i parë në këto eliminator­e të "Euro 2020" për kampionët e Europës në fuqi bëhet edhe më i bukur. Me këto tri pikë, luzitanët nisin të shohin dritë në fund të tunelit, sepse përpara triumfit të djeshëm kishin koleksionu­ar vetëm 2 pikë në

dy ndeshje, ndërsa Ukraina e drejtuar nga Andrij Shevçenko vazhdon me hap të frikshëm, teksa pas 5 takimeve të para (kanë luajtur dy më shumë se Portugalia) në Grupin B kryesojnë në kuotën e 13 pikëve.

Në Beograd, ai që nuk kërkon

"LOKOMOTIVA" CR7

të humbë kohë për të arritur objektivin e tri pikëve, është pikërisht Kristiano Ronaldo, i cili ndërton aksionin e golit të parë: tri minuta përpara fundit të pjesës së parë, portieri Dmitroviç gabon daljen ndaj CR-ës, por topi mbetet në zonë dhe Karvajo e dërgon në rrjetë, pasi porta kishte mbetur

e boshatisur. Në pjesën e dytë, luzitanët e gjejnë shumë shpejt edhe dyfishimin, pasi në të 58-ën, Gudesh e ndërton vetë golin fantastik. Në fillim lirohet me një driblim dehës nga mbrojtësi që e markonte dhe më pas shkarkon një "silur" të pakapshëm në rrjetë. Serbia mundohet të reagojë

duke ngushtuar diferencën në 1-2 me mbrojtësin e Fiorentinë­s, Milenkoviç, por ai që u shuan shpresat vendasve është Ronaldo, i cili shpërthen në limitet e pozicionit jashtë loje dhe i ngre një parabolë të ëmbël portierit në dalje. Deri në të 85-ën dukej e mbyllur, por ndonëse Mitroviç ringjall shpresat duke bërë 3-2 në "Marakana", Bernardo Silva nuk vonon asnjë xhiro kronometri për të shënuar golin e sigurisë. Përfundon 4-2, me Ronaldon dhe Portugalin­ë që bënë rolin e zjarrfikës­it në atë që quhet stadiumi më i zjarrtë i Europës...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania