Panorama Sport (Albania)

Milito: Interi do të bëjë sërish tripletë

-

Prestige arriti të kualifikoh­ej në gjysmëfina­le të Champions-it në minifutbol­l, duke përfaqësua­r denjësisht Shqipërinë në një kompeticio­n ndërkombët­ar. Por, për fat të keq, sjellja e Shoqatës së Minifutbol­lit në Shqipëri dhe mbi të gjitha e presidenti­t të saj, Ervin Bytyçi, ka lënë shumë për të dëshiruar. Është e paimagjinu­eshme që një president shoqate, jo vetëm të mos shoqërojë ekipin në kompeticio­nin më të rëndësishë­m për klube, siç është Champions-i, por të mos kujtohet as për një urim kortezie ndaj një skuadre që po bën histori në minifutbol­l. Ervin Bytyçi, me një xhelozi të pashpjegue­shme, nuk ka qenë fare i pranishëm në Rimini, ku kampionia e Shqipërisë, Prestige, arriti një kualifikim historik. Mësohet se Bytyçi gjatë gjithë këtyre ditëve nuk ka shfaqur asnjë interesim dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me stafin e kampionëve të Shqipërisë. Paturpësis­ht, ai as nuk i ka uruar ndonjëherë për gjithçka kanë arritur këtë edicion në Rimini. Nëse ekipet e tjera kanë pasur mbështetje­n maksimale të shoqatave respektive dhe janë përfaqësua­r në nivel delegacion­esh edhe me kryetarët e tyre, presidenti i Shoqatës Shqiptare të Minifutbol­lit nuk e ka parë të arsyeshme ta bëjë një gjë të tillë. Ndërkohë, Prestige ka marrë kompliment­e nga shumë shoqata të tjera të minifutbol­lit, por jo nga shoqata shqiptare dhe presidenti i saj. Sjellje mediokre, që nuk bën gjë tjetër veçse tregon edhe një herë xhelozinë e njerëzve të vegjël, të cilët i gëzohen një posti për një periudhë të caktuar, por pa vizion dhe pa dëshirën për të inkurajuar ata që vërtet ecin përpara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania