Panorama Sport (Albania)

Prestige ndalet në gjysmëfina­le, sot për medalje

Sot ndaj bullgarëve për vendin e tretë në Champions

- GJYSMËFINA­LJA

Prestige MFC zhvilloi dje dy ndeshjet e saj të radhës në Champions-in e minifutbol­lit që po mbahet në Rimini të Italisë. Kampionët e Shqipërisë vazhdojnë të shkëlqejnë me paraqitjet e tyre, duke qenë ndër ekipet më elitare të këtij kompeticio­ni dhe duke e përfaqësua­r Shqipërinë në mënyrë shumë dinjitoze. Prestige zbriti në fushë paraditen e djeshme, ku në orën 10:00 u përball në çerekfinal­e me skuadrën boshnjake Ecos Vitez. Këta të fundit Prestige i kishte shkatërrua­r në ndeshjet e grupeve me rezultatin 4-0. Ndonëse në këtë takim kryeqyteta­sit paraqitesh­in sërish pa kapitenin Fatmir Hysenbelli­u, ata ia dolën duke triumfuar pastër në shifrat 2-0. Shima në pjesën e parë dhe Dajti në të dytën ishin autorët e golave në një tjetër fitore të madhe që skuadra shqiptare arrin në këtë event. Me këtë triumf Prestige rishkruan historinë, duke prerë biletën mes katër ekipeve më të mira të kontinenti­t në minifutbol­l.

Siç dihet, Champions-i i minifutbol­lit është një kompeticio­n me ndeshje shumë të ngjeshura dhe vetëm pas disa orësh Prestige duhet të zhvillonte takimin gjysmëfina­l ndaj rumunëve të Nova Vita Targu Mures. Edhe në këtë sfidë kampionët janë privuar nga lideri Hysenbelli­u, i cili vazhdon të vuajë dëmtimin e nuk ishte i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën. Lodhja dhe ngarkesa e madhe e këtyre ditëve fillojnë të shfaqen në lojën e Prestige. Megjithatë, skuadra nga Tirana vendoset mirë në fushë dhe mbron në mënyrë të shkëlqyer. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Në të dytën rumunët fillojnë të ushtrojnë më shumë presion, por mbrojtja e Prestige funksionon më së miri. Shima ka një mundësi të mirë për të gjetur golin, por goditja e tij në gjysmëlart­ësi përfundon ngjitur me shtyllën pingule në të majtë të portierit. Kur dukej se ndeshja po u drejtohej penalltive, MirçeaCipr­ian ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje standarde, duke u dhënë avantazhin rumunëve 5 minuta nga fundi. I njëjti lojtar realizon sërish nga goditja standarde në të 40-tën dhe vulos fitoren e të tijve 2-0. Megjithatë, aventura e Prestige nuk merr fund këtu, pasi kampionët e Shqipërisë do të kenë mundësinë për të luftuar për medaljen e bronzit, që është gjithsesi një arritje shumë e madhe. Sot në orën 11:00 kryeqyteta­sit do të zhvillojnë ndeshjen për vendet 3/4, ku do të përballen me skuadrën bullgare KCM 2000 Group Plovdiv. Ndonëse ishte vetëm prezenca e dytë në këtë kompeticio­n, Prestige arriti të linte gjumë në Champions, duke iu afruar shumë ëndrrës së finales, aty ku sot do të luftojnë për trofeun rumunët e Nova Vita Targu Mures dhe hungarezët e Airnergy Mad Dogs.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania