Panorama Sport (Albania)

Shqipëri e cekët, Ramadani dhe Roshi jashtë rolit

"Matuidi ishte motor i Francës, por nuk e sulmuam kurrë" "Nuk qarkullojm­ë topin, të ngathët edhe në kundërsulm"

- Nga NEPTUN BAJKO

Dy ishin, për mendimin tim, mënyrat për ta vlerësuar këtë ndeshje të rëndësishm­e. E para, se si u përgatit ekipi ynë. A kishte ide të qarta për mënyrën...

Dy ishin, për mendi min tim, mënyrat për ta vlerësuar këtë ndeshje të rëndësishm­e. E para, se si u përgatit ekipi ynë. A kishte ide të qarta për mënyrën e lojës dhe për kundërshta­rin? Së dyti, po kaq e rëndësishm­e: gjendja morale dhe psikologji­ke e skuadrës para një ndeshje kaq delikate, sepse po luanim kundër kampionëve të botës. Mendoj se ekipi francez nxori në pah disa të meta themelore që na japin një pamje të qartë.

Problemi? RamadaniRo­shi

Taktikisht, si luan ekipi shqiptar? A përputhen idetë e trajnerit me lojtarët që përbëjnë formacioni­n apo kjo duhej studiuar ashtu siç kishte bërë kundërshta­ri për ne?! Unë e kuptoj që ekipi kombëtar duhet të luante në bllok, me detyra të përcaktuar­a kolektive dhe të veçanta. Që duhej gjithashtu të kishte mirëkuptim të plotë mes lojtarëve dhe reparteve për veprimet mbrojtëse, por këto jo si qëllim në vetvete. Ekipi kombëtar, megjithëse kishte marrë masa me vendosjen e Roshit në një pozicion shumë delikat, por tërësisht me detyra mbrojtëse kishte një problem tjetër... Bënte veprime jo të qarta në mesin e fushës dhe sidomos çaloi roli i Ramadanit. Ai që nga fillimi nuk kishte qartësinë e duhur. Ndërkaq, si Roshi, ashtu edhe Ramadani mendoj se u ishin dhënë detyra mbi potenciali­n që ata kanë realisht. Ky ishte problemi i madh, që, për fat të keq, nuk u zgjidh derisa ndeshja mori udhën e disfatës...

Dredhia franceze

Një aspekt tjetër i rëndësishë­m, por që kjo lidhet me njohjen e kundërshta­rit, ishte që francezët e kishin paramendua­r vendosjen e ekipit tonë në mbrojtje dhe kishin marrë masat e duhura për ta nxjerrë jashtë funksionit këtë mbrojtje të përforcuar, që shpesh e përdorin ekipet e dobëta. Për rrjedhojë, loja në krah përgjatë 90 minutave nga ekipi francez bëri të mundur që ata ta shkatërron­in mbrojtjen tonë.

Loja e Komanit u përqendrua në veprimet anësore dhe në prishjen e rreshtimit të tre mbrojtësve të qendrës.

"Si Roshi, ashtu edhe Ramadani mendoj se u ishin dhënë detyra mbi potenciali­n që ata kanë realisht. Ky ishte problemi i madh, që, për fat të keq, nuk u zgjidh derisa ndeshja mori udhën e disfatës..."

Mesfusha franceze ishte burimi i lojës, me një lojtar të jashtëzako­nshëm si Matuidi. Nga këmbët e tij nisën të gjitha aksionet: mbrojtje-organizim-sulm. Por, në mënyrë krejtësish­t të çuditshme ky lojtar u la krejtësish­t i lirë dhe nuk u sulmua asnjëherë nga një mesfushor i ekipit shqiptar. Gjithashtu, loja e Grizmanit ishte më tepër taktike dhe çoroditëse. Ai vërtet ishte lojtar i lirë, por i përcaktuar me detyra të qarta se çfarë duhej të bënte. Skuadra jonë nuk tregoi në aspektin taktik veprime që duhet të jenë themeli i lojës moderne: qarkullim topi, mbrojtje topi dhe veprime të shpejta sulmuese. Këto veprime të domosdoshm­e për futbollin e kohës nuk u vunë re për asnjë moment në ndeshjen e djeshme. U kryen disa manovra teknike në zhvendosje­n e roleve nga e djathta në të majtë, si Roshi me Hysajn, por rezultoi të ishte gabim, madje i njëjti gabim që vazhdoi me minuta të tëra dhe nuk u rregullua.

Nuk kemi shpejtësi

Në futboll superiorit­eti numerik i një reparti në dëm të reparteve të tjera nuk të garanton arritjen e suksesit në taktikë. Duke menduar këtë, edhe veprimet në aspektin sulmues të ekipit tonë janë shumë të cekëta dhe të varfra. Taktikisht, ekipi shqiptar nuk di të luajë as me qarkullim topi, por as me shpejtësi në sulm. Për të bërë të parën duhet të kesh lojtarë me cilësi teknike që nga mbrojtësit e deri te mesfushori. Për të arritur të dytën, pra për të luajtur në kundërsulm, duhet të kesh sulmues të shpejtë dhe goditje në portë. Pra, në të dyja format, ende mënyra taktike e lojës së ekipit tonë nuk të krijon një ide të qartë.

Eufori e tepruar

Mendoj se ishte një ndeshje që pritej me një interesim të jashtëzako­nshëm dhe me një optimizëm që i kaloi caqet e moralit pozitiv, duke filluar nga trajneri e më pas me lojtarë të veçantë në deklaratat para takimit. Kjo tregon një mendësi jobindëse për opinionin, por edhe për vetë trajnerin dhe ekipin. Ne duhet të luajmë më thjesht, më afër njëri-tjetrit si ekip dhe mbi të gjitha duhet të formojmë një strukturë loje. Një strukturë që të kuptohet edhe nga sportdashë­sit. Eksperimen­tet e shumta nuk

janë të mira në këto momente. Dihet që Franca do të zhvillonte një ndeshje për ta fituar me çdo kusht, me lojë, me cilësitë e lojtarëve, me përparësin­ë që kanë në të gjitha aspektet ndaj nesh, por faktori bazë ishte në kundërshti­m me tonin. Pse? Sepse francezët, ndryshe nga ne, luajtën me dëshirë.

Evitoni revolucion­in

Dikush mund të mendojë se në këto momente duhet të ndërhyjmë në përbërjen e ekipit. Pra, me kuptimin që të shkojmë në rinovimin e disa posteve kyçe në skuadër. Mendimi im është që në këto momente nuk duhet nxituar. E them këtë sepse aktiviteti është në fillim e sipër dhe disa objektiva mbi këtë ekip janë vendosur. Mendoj se duhet njëfarë kohe që ekipi të bëjë o njërën, o tjetrën. Pra, ose të shkojmë drejt rinovimit gradual dhe këto ndeshje të shërbejnë për edicionin e ardhshëm, për këtë duhet një mendim i pjekur dhe kolegjial, ose në qoftë se trajneri së bashku me stafin e lojtarët mendojnë se ne do t'ia arrijmë të kualifikoh­emi, atëherë le të vazhdojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania