Panorama Sport (Albania)

SHQIPËRIA BARDH E ZI

Kuqezinjtë dorëzohen pa kushte ndaj Francës, Kosova bën historinë kundër Çekisë Heroi Vojvoda: Kapiteni i tyre provokoi, por hëngri “suxhukun” Planifikua­n dron pro Serbisë, arrestohen tetë tifozë Reja: Gabova me Roshin, por më surprizuan tre lojtarë S

- JORGIS MEMO

Të humbasësh ndaj kampionëve të botës është e pritshme, prandaj dhe Shqipërisë nuk mund t’i kërkohej të bënte mrekullinë në Paris, por të pësosh një disfatë ku më shumë ia thjeshtëso­n gjërat kundërshta­rit me gabimet që bën vetë, atëherë pa dyshim që do ta bësh dramë edhe kur të mposht Franca. Shqipëria e Edi Rejës bën vetëvrasje atëherë kur minimalish­t i kërkohej një lojë me dinjitet. Por, imazhi i krijuar së fundmi për një skuadër ndryshe dhe që nuk kishte lidhje me kohën kur drejtonte Kristian Panuçi, u shemb i gjithi për 90 minuta. Katër gola, një penallti e humbur dhe me dhjetëra raste për shënim, Franca bëri çfarë deshi me kuqezinjtë, pasi na kuptoi që në start se çfarë ekipi jemi. Odise Roshi, njeriu nga i cili priten asiste me daljet shpërthyes­e që bën nga krahët, befas na u shfaq si mbrojtësi i majtë. Por, kjo “shpikje” e Rejës rezistoi vetëm tetë minuta dhe më pas u bë si një lojë ku goli i radhës i Francës ishte çështje sekondash. Në çdo aksion mbrojtja kuqezi çahej lehtësisht, duke na kthyer vite mbrapa, atëherë kur shpërfytyr­imi ishte normal për një Kombëtare si Shqipëria. SHTHURJA KUQEZI Reja i befason të gjithë me Roshin si mbrojtës të majtë, ndërsa guxon në mesfushë me treshen Bare-RamadaniAb­rashi, që luanin për herë të parë të tre së bashku si titullarë me fanellën kuqezi. Në minutat e para Shqipëria kërkon të imponohet me presing lart, por Franca nuk bie në grackë. Që në start duket që Roshi i vendosur në një pozicion jo natyral vuan së tepërmi për të markuar Kingslej Koman. Që në momentin e parë kur francezët tentojnë të vertikaliz­ojnë, Shqipëria e pëson. Roshi nuk e mban dot Komanin dhe ky i fundit kalon në avantazh “gjelat”. Pas 13 minutash lojë Reja kupton që Roshi është në pozicion të sforcuar dhe i ndryshon vendet me Hysajn. Mendohet se diçka mund të ndryshojë, por më kot, pasi është sërish fieraku që i pamësuar të mbrojë, bën një tjetër vendosje të gabuar dhe kuqezinjtë ndëshkohen për herë të dytë, teksa ai që shënon është Zhirud. Në pjesën e parë e kemi thuajse të pamundur për të bërë tri pasime bashkë, ndërsa traversa na shpëton për golin e tretë me penalltinë e Grizmanit. Minutat kalojnë, por Reja është i vendosur për t’i

besuar sërish Roshit detyra mbrojtëse. Deshamp nuk e bën këtë gabim dhe çon Komanin në krahun e Roshit, me idenë për të ndëshkuar sërish kuqezinjtë. Gjithsesi, jemi me fat dhe shkojmë në dhomat e zhveshjes me vetëm dy gola të pësuar.

FIKSIMI I REJËS

Pas pushimit mendohej se diçka do të ndryshonte, por trajneri i Kombëtares ishte i fiksuar jo vetëm me skemën 3-5-2, që në fakt më tepër ishte 5-4-1, por gjithashtu edhe me lojtarët. Asnjë zëvendësim dhe “pingpongu”

që vazhdon në fushë. Franca bën spektakël, duke bombarduar portën e Strakoshës. Në shumë raste fati është me kuqezinjtë, por goleada bëhet e pashmangsh­me. Grizman & CO nuk mund të falnin aq shumë para

portës, derisa Koman bëhet sërish protagonis­t me golin e tretë, duke trullosur mbrojtësit kuqezinj. Gjasula, Cikalleshi dhe Xhaka futen në fushë për të ndryshuar diçka, por Shqipëria është aq e çoroditur, saqë çdo aksion i Francës është rast i pastër goli. “Gjelat” shijojnë gjithçka, madje për golin e katërt mendon debutuesi Ikone, që pas kombinimit me Fekir në zemër të mbrojtjes kuqezi, mposht edhe Strakoshën. Në minutat e fundit del në pah Cikalleshi, i cili bashkë me Baren dukeshin si pjesa më

e bukur e kësaj Shqipërie të plagosur. Një kombinim i bukur mes tyre sjell golin me penallti të sulmuesit kavajas, që e fitoi po vetë pas driblimit që i bëri portierit Loris. Në limit ka vend edhe për Roshin, por goditja me të majtën nga jashtë zone thjesht sa konfirmoi ditën e errët të tij dhe të Kombëtares, në një takim për t’u harruar, ku mund të pësonte më shumë se katër. Tashmë të martën në “Elbasan Arena” mund të rivendoset nderi me një fitore ndaj Islandës, por kjo mbetet për t’u parë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Momenti kur Cikalleshi fiton penalltinë pas pengimit nga Loris
Momenti kur Cikalleshi fiton penalltinë pas pengimit nga Loris

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania