Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi: Mos e bëni dramë, do thyejmë Islandën

“Dua gol fitoreje, Roshi nuk ishte befasi për ne”

- OLSI TUJANI

Përballë ishin kampi onët e botës dhe nuk ndodh shpesh të luash ndaj tyre, e jo më që t’u shënosh. Mirëpo, teksa ishin pësuar katër gola përballë Francës, edhe Sokol Cikalleshi e pati thuajse të pamundur për të festuar në “Stade de France”. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, sulmuesi i përfaqësue­ses tregon çfarë shkoi keq në atë transfertë, çfarë ndodhi me himnin, ndjesia kur u fut me rezultatin 3-0, emocionet e golit, merkatoja dhe shumëçka rreth Kombëtares apo situatës brenda grupit të kuqezinjve.

Një gol ndaj Francës do ta donte çdo lojtar, kur u futët në fushë dhe rezultati ishte 3-0, çfarë menduat?

Jo vetëm shënimi, por edhe që të luash ndaj Francës është një kënaqësi më vete. Ne jemi të zhgënjyer për rezultatin sepse mund të bënim më shumë, por gjërat ashtu shkuan dhe duhet t’i pranojmë. Arrita të shënoj thuajse golin e nderit, por ndeshja u mbyll me rezultat zhgënjyes dhe na mbetet vetëm të shohim përpara për sfidat e radhës.

Çfarë detyrash patët në momentin që u aktivizuat?

Në të tilla situata kur ne po mbronim, duhet që sulmuesi të mbante topin për ta nxjerrë ekipin përpara. Detyrë të cilën e bëri Balaj me Uzunin disa herë, por në pamundësi që të arrinim t’i konkretizo­nim ato 2-3 krose që u krijuan. E njëjta gjë edhe në pjesën e dytë, ku nuk arritëm të krijojmë shumë, me përjashtim të rastit të penalltisë dhe gjuajtjes së Roshit drejt portës. Kur u futa unë, rezultati ishte 3-0, i cili si të thuash të pret krahët, por deri në fund shënuam atë gol nderi dhe u mbyll me rezultat zhgënjyes. Mbi të gjitha,

të mos harrojmë që pas dy ditësh (nesër) do të kemi një ndeshje të rëndësishm­e dhe duhet të mos demoralizo­hemi.

Loris u ankua shumë për atë penallti, a pati vërtet kontakt apo u treguat ju i zoti për “t’ia vjedhur”?

Në atë moment, portieri më prishi ekuilibrin dhe në 90% të rasteve, vërshëlleh­et si penallti. Mendoj se në këto lloj situatash jepet thuajse gjithmonë penallti, edhe pse duhet pranuar se nuk kishte ndonjë kontakt shumë të fortë. Arbitri e dha... Ishte penallti në të cilën arrita të shënoja, le të themi, një gol nderi për ne.

Dy gola radhazi me Kombëtaren. A prisni vazhdimësi dhe që i radhës të jetë goli i fitores ndaj Islandës?

Po, është e vërtetë që kam shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit dhe uroj të vazhdoj me këtë ritëm. Uroj edhe me ndeshjen me Islandën, por është trajneri ai që do të vendosë se cili do të jetë në fushë. E them këtë, për shkak se edhe unë gjatë kësaj periudhe të fundit nuk kam pasur minuta me ekipin. Megjithatë, unë jam i gatshëm të jap kontributi­n tim në çdo moment për ekipin kombëtar, duke dhënë maksimumin. Uroj të vazhdoj serinë e golave, pse jo? Këtë herë shpresoj me gol fitoreje.

Për pjesën e ndeshjes që keni ndjekur nga stoli, pse vuajti aq shumë Shqipëria, si mendoni?

Shikoni, në radhë të parë ne ishim duke luajtur kundër Francës, skuadrës së shpallur kampione bote dhe duhet pranuar forca e saj në krahasim me ne. Fatkeqësis­ht në këto lloj ndeshjesh, ndodhi ajo që është më e rëndësishm­ja: Duhet që ta shtysh sa më shumë pësimin e golit. Sepse në momentin që nuk pëson gol, ato rrisin nervozizmi­n e tyre me kalimin e minutave dhe kërkojnë me patjetër që të realizojnë. Nëse nuk do të gjenin golin, do të krijonin hapësira të cilat mund të tentonim që ne t’i shfrytëzon­im. Kjo ishte strategjia që ne donim ta përdornim. Fatkeqësis­ht, ata mundën që të shënojnë shumë shpejt dhe arritën që të na çekuilibro­jnë disi. Ne nuk ia dolëm të bënim atë që planifikua­m.

Rezultati nuk ishte i duhuri, por a pati ndonjë ngacmim nga lojtarët e ekipit meqë i shënuat kampiones së botës?

Jo, nuk pati në fakt sepse rezultati nuk na la shumë vend për të folur. Edhe unë nuk jam tip që të kënaqem me disfatën e ekipit dhe me suksesin personal. Do të më pëlqente më shumë që të kishim arritur një rezultat pozitiv, pavarësish­t se kush mund ta shënonte golin, por uroj që në këtë ndeshje të jetë një tjetër gol dhe për fitoren e skuadrës në mënyrë që edhe unë të kem mundësinë të festoj.

Europiani, barazimi 1-1 dhe fitorja në Elbasan. Ishte Franca më e fortë nga sa ka qenë në këto përballje, apo Shqipëria nuk është më në lartësinë e këtyre paraqitjev­e?

Mund të them se Franca në vitin e fundit është superfuqi dhe mund të them se është ekipi më i fortë në botë për momentin. Ndaj, nuk mund të flasim më shumë për këtë Francë.

Po Shqipëria, çfarë ka humbur në raport me ato paraqitje të shkëlqyera?

Të gjithë jemi koshientë se nuk jemi ajo Shqipëria e Europianit apo Shqipëria me ato paraqitje gjatë kualifikue­seve që na çuan atje. Po, ne të gjithë së bashku po mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të arrijmë përsëri atje ku ishim, edhe pse është e vështirë. Me trajnerin e ri, gjërat po ndryshojnë për mirë, pavarësish­t humbjes së vështirë kundër Francës, pasi e thashë se dihet cila është ajo skuadër. Po bëhen disa gjëra, shumë kanë ndryshuar për mirë dhe ndihen edhe nga ne lojtarët, nga stafi. Kritikat...

Sigurisht që ne e dimë se në momentin e një humbjeje të tillë, kritikat janë shumë të mëdha, por unë mendoj se ndeshja jonë është ajo ndaj Islandës. Ne me atë ekip duhet t’i masim forcat.

Shanset për kualifikim? Për të vazhduar shpresën për kualifikim, ne e dimë që jemi të dënuar ta fitojmë këtë takim me Islandën. Por, gjithashtu, të gjithë e dimë se nuk do të jetë e lehtë për ta realizuar.

Ju thatë se nuk duhet demoralizi­m sepse luajmë ndaj Islandës. Ama, kur i mungon entuziazmi edhe lojtarit që u shënoi kampionëve të botës, si mund të jetë në përgjithës­i atmosfera brenda ekipit?

E thashë edhe më lart. Ne po luanim kundër Francës në këtë ndeshje dhe dihet shpesh se si përfundojn­ë përballjet me të. Mirëpo, ne shpresonim të bënim një surprizë. E besonim dhe punuam për ta bërë. Ndaj, nuk është se na ka humbur entuziazmi, pasi i dinim forcat tona në krahasim me Francën, edhe para se të luhej ndeshja. Ne të gjithë pretendoni­m një rezultat më ndryshe, por unë besoj se Islanda është ajo çka mat forcat tona. Ndaj, duke mos llogaritur më çfarë ndodhi me Francën, ne mund të arrijmë fitoren ndaj Islandës. Uroj që ta bëjmë, pavarësish­t vështirësi­së dhe nëse ia dalim, them se do të konsideroh­emi sërish në rrugën e duhur.

Pati një habi nga të gjithë që Roshi u fut në rolin e mbrojtësit të majtë. Në dhomat e zhveshjes, ishte e njëjta ndjesi edhe për ju?

Nuk kishte asnjë lloj habie, sepse Roshi ka luajtur edhe herë të tjera në atë rol. Pastaj, këto janë zgjedhje të trajnerit dhe ai e mendon më mirë se cilat janë më të përshtatsh­me për ekipin.

Çfarë ndodhi në momentin e himnit?

U gjendëm të gjithë të papërgatit­ur, por ajo që kuptuam ishte vetëm që nuk po dëgjonim himnin tonë. Vetëm kaq dhe të gjithë ishim konfuzë, pasi është hera e parë që na ndodh diçka e tillë. Pastaj, askush nga ne nuk pranonte ta nisnim lojën pa u dëgjuar më parë himni. Pritëm derisa u bë e mundur dhe nisi ndeshja.

Çfarë ndodhi me Leçen, pasi u fol për interesim. Si është e vërteta?

Ishte një interesim real prej tyre dhe menaxheri im pati kontakte me atë klub. Mirëpo, për të qenë i sinqertë, ata ishin korrektë me ne dhe na bënë me dije se emri im nuk është në krye të listës së planeve të tyre për afrimet. Me sa kam parë, kanë bërë afrime të tjera. Pra, ishte diçka që nuk u konkretizu­a.

Mbetët pjesë e Akhisarspo­r, çfarë do të ndodhë?

Jam pjesë e këtij klubi dhe do të vazhdoj karrierën me të. Nuk kam luajtur deri tani, sepse kam dashur që të kryeja një transferim, por nuk u bë e mundur diçka e tillë. Nuk u plotësuan kushtet. Do të vazhdoj të jem pjesë, do të bëj më të mirën dhe uroj të shënoj sa më shumë për ta ndihmuar ekipin.

Si janë raportet me trajnerin dhe drejtuesit?

Kam raporte shumë të mira dhe nuk ka asnjë problem. Ishin edhe vetë drejtuesit që e donin një transferim timin, duke qenë se ranë në Kategorinë e Dytë dhe kushtet e mia financiare janë të larta, por nuk ndodhi. Tashmë më duhet të vazhdoj të luaj aty ku isha.

 ??  ??
 ??  ?? Penalltia e shaktuar nga Loris kundrejt Sokol Cikalleshi­t
Penalltia e shaktuar nga Loris kundrejt Sokol Cikalleshi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania