Panorama Sport (Albania)

FSHF hedh sot shortin e Kategorisë I, ja ndryshimet

-

Më në fund, FSHF ka vendosur të hedhë kalendarin e Kategorisë së parë që fillon më 14 shtator. Kështu, vetëm 6 ditë para se të luajnë ndeshjen e parë, drejtuesit e 20 skuadrave të kësaj kategorie do të mësojnë kundërshta­rin e javës së parë. Nga zvarritja e hedhjes së kalendarit ishte krijuar përshtypja se do të kishim një shtyrje të kampionati­t, por FSHF ka vendosur që sot, në orën 13:00, të hedhë shortin. Kategoria e Parë në sezonin 2019-2020 ka ruajtur të njëjtën strukturë, me 20 skuadra, të ndara në Grupet A dhe B, me nga 10 skuadra. Do të luhen dy faza të rregullta me 18 ndeshje, ndërsa ndryshimi është se më pas nuk do të përgjysmoh­en pikët. Fazën

e tretë do të zhvillohet një “play-off” për ngjitjen në Superiore mes skuadrave nga vendi i parë tek i katërti me sistem vajtje-ardhje. Pikët e grumbullua­ra në dy fazat e para do të llogariten të plota në fazën e tretë. Skuadrat që renditen të parat në Grupet A dhe B ngjiten direkt në Superiore, kurse vendet e dyta në Grupet A dhe

B do të luajnë një ndeshje finale mes tyre për të përcaktuar skuadrën që do të luajë “play-off” me vendin e tetë të Superiores. Faza e tretë “play-out” që përcakton ekipet që zbresin në Kategorinë e Dytë do të zhvillohet mes skuadrave të renditura nga vendi i pestë deri në të dhjetin, me sistem vajtje-ardhje. Edhe këtu pikët e grumbullua­ra në dy fazat e para llogariten të plota. Vendi i nëntë dhe i dhjetë në çdo grup zbresin direkt në Kategorinë e Dytë. Vendi i tetë i Grupit A luan një ndeshje “play-off” me vendin e dytë të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Nga ana tjetër, vendi i tetë i Grupit B do të luajë ndeshje “play-off” me vendin e dytë të Grupit A të Kategorisë së Dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania