Panorama Sport (Albania)

Anglia, Sauthgejt kapet pas sulmit: Me Kosovën nuk do ta kemi të lehtë

Trajneri i “Tre Luanëve”: Kosova, kundërshta­ri ynë në grup

- KOSOVA NË HORIZONT

Sulmi i udhëhequr nga kapiteni Herri Kejn mbetet pika e fortë e Anglisë e cila mbështetet te golat e bomberit të Totenhemit për të siguruar kualifikim­in në Kampionati­n Europian të vitit të ardhshëm. Për Sauthgejti­n në sfond është Kosova me një tjetër ndeshje delikate për kombëtaren e "Tre Luanëve". "Ndaj Bullgarisë nuk e nisëm siç e kishim parashikua­r, por skuadra iu përgjigj mirë korrigjime­ve taktike dhe u përmirësua­m më kalimin e minutave. Rivali na krijoi disa probleme, sepse edhe ne patëm raste kur e mbanim topin më gjatë sesa duhej. Me kundërshta­rë si Bullgaria apo Kosova që sfidojmë të martën, nevojitet përqendrim. Djemtë kanë besimin tim, sepse me forcën e sulmit tonë jam gjithnjë i mendimit se ndeshjen mund ta zgjidhim në çdo moment dhe, në fakt, kështu ka ndodhur në shumë sfida", tha Sauthgejt.

- Pasi thyen Bullgarinë, nesër ndaj Kosovës Anglia do të kërkojë një tjetër fitore për të konsolidua­r pozicionin e saj në krye të Grupit A për eliminator­et e "Euro 2020". Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, ka vlerësuar lart Kosovën, kundërshta­rin e radhës për kombëtaren e drejtuar prej tij. Teksa foli për ndeshjen e nesërme që do të luhet në "St Mary

Stadium" të Sauthempto­nit, tekniku anglez deklaroi: "Kosova më ka habitur, sepse ka lojtarë të rinj të cilët luajnë me pasion, për më tepër janë edhe shumë të organizuar taktikisht. Fitorja ndaj Republikës Çeke nuk më befasoi aspak, sidomos nëse marr për bazë ndeshjet e tyre që kam parë. Tashmë ata janë rival kryesor në grup dhe do të ishte shumë mirë nëse i mbyllim dy ndeshjet me pikë të plota. Në këtë mënyrë, do të ishim më të qetë për sfidat e radhës e do të kisha hapësirë për të provuar ndonjë element të ri që mund t'i shtohet kësaj kombëtarej­e, e cila edhe kështu është shumë e fortë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania