Panorama Sport (Albania)

Mavraj “thumbon” Vatën: Më sulmo mua, jo Kombëtaren

“Nëse nuk u gjuan shokëve të mi, atëherë unë jam mirë”

- LEONIDHA MUSAJ

Elseid Hysaj mendon se humbja ndaj Francës është dramatizua­r më shumë se duhet. Mbrojtësi shkodran, i cili do të mbajë sot edhe shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Islandës, foli pa doreza në konferencë­n për shtyp nga Durrësi. Hysaj deklaroi ndër të tjera se lojtarët e Kombëtares po sulmohen kot nga njerëz që qëndrojnë prapa kompjutera­ve dhe i kritikojnë përmes rrjeteve sociale. Ai theksoi se beson shumë te një fitore ndaj Islandës, ndërsa foli edhe për gabimet në Francë.

Elseid, si është atmosfera në skuadër pas një humbjeje të thellë si ajo në Francë dhe a mund të themi se fryma e grupit është një forcë për skuadrën apo gjërat kanë ndryshuar tashmë?

Sigurisht që nuk mund të jemi të gëzuar nga rezultati që arritëm në Francë. Por, ama duhet të dimë se ata janë kampionët e botës dhe kanë lojtarë me më tepër vlerë sa gjithë Shqipëria si skuadër. Ne thjesht duhet ta harrojmë atë ndeshje, pasi kundërshta­ri ishte superior. Besoj se çdo skuadër që do të luajë kundër Francës, do të ketë shumë probleme. Sa i përket frymës së grupit, unë mendoj se kemi një atmosferë të mirë. Kemi folur edhe me trajnerin, i cili na ka motivuar për ndeshjen me Islandën, duke na dhënë një shtysë të madhe që të kthehemi te fitorja. Duhet të jemi në maksimumin tonë. Jemi të gjithë profesioni­stë dhe e dimë vlerën e ndeshjes me Islandën. Të gjithë jemi të përqendrua­r për të bërë sa më mirë sot.

Do të jeni kapiten ndaj Islandës, por në periudhën e fundit çështja e shiritit në Kombëtare duket sikur është kthyer në problem. Cila është ndjesia këtë herë?

Unë jam gjithmonë i kënaqur të kem shiritin e kapitenit në krah, sepse është një nder të përfaqësos­h një komb si Shqipëria. Unë nuk kam frikë ta mbaj shiritin, madje mund të them se kam pasur shumë fat sa herë kam qenë kapiten i Kombëtares, sepse kemi fituar në disa ndeshje. Shpresojmë të vazhdojmë me fitore dhe të bëjmë një paraqitje të mirë.

Sa ju rëndojnë kritikat e mëdha pas një humbjeje si ajo në Francë?

Ne kemi gjithnjë probleme me zhgënjimet, tifozërinë dhe njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale. Të them të drejtën, janë shumë pak njerëz ata që na ofendojnë. Bëhet fjalë për ata që qëndrojnë mbrapa kompjuteri­t dhe shkruajnë për lojtarët. Ndeshja është 90 minuta, nuk është 5 minuta, kështu që çdo lojtar mund të ketë gabimet e tij. Kjo është diçka normale për një futbollist në rast se gabon gjatë një ndeshjeje. Nuk është e drejtë që të sulmohemi nga të gjithë njerëzit kot. Ne vijmë këtu për të luajtur për shtetin tonë, nuk vijmë për të luajtur për lekë apo të na paguajnë. S’ka asnjë lojtar që nuk jep maksimumin për Kombëtare. Kushdo që thotë të kundërtën për çunat e Kombëtares, mendoj se gabon rëndë. Të gjithë e ndiejmë dhe e përjetojmë keq humbjen, madje edhe pas ndeshjes me Francën. Duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk kemi ne potenciali­n për ta mundur Francën.

OK, por ka pasur edhe pritshmëri për ndonjë surprizë...

Nuk e di kush mendonte se do të shkonim në Francë dhe të fitonim 3-0. Po, ne do të shkonim për të bërë maksimumin dhe pastaj se si do të shkonte loja, duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm se kundërshta­ri ka 2- 3 lojtarë që vlejnë më shumë se të gjithë ne bashkë. Besoj se njerëzit nuk duhet të zhgënjehen nga loja që bëmë ne. Futbolli ky është, mund të humbësh 3-0 apo 1-0. Jemi të gjithë këtu për të dhënë 100% tonë dhe vijmë me shumë qejf për të ndihmuar skuadrën. Nuk besoj se ka ndonjë që nuk jep 100% me fanellën e Shqipërisë. Këtë duhet ta dinë të gjithë.

Çfarë prisni ndryshe nga ndeshja me Islandën dhe a e ndieni presionin e rezultatit, pasi duhet një fitore për të shpresuar?

Detyra ime është të luaj edhe si mbrojtës krahu, edhe si sulmues krahu me skemën 3-5-2. Të gjithë lojtarët janë në fushë për të bërë detyrat që u takojnë dhe nëse kjo bëhet mirë, askujt nuk i kërkohet të bëjë më tepër se çfarë e ka udhëzuar trajneri. Unë besoj shumë se ndeshja me Islandën do të jetë e bukur, për të treguar se me të vërtetë kemi vlera. Personalis­ht, besoj te ky grup, pasi edhe në Islandë luajtëm shumë mirë, nuk e kemi merituar të humbim ndeshjen. Jemi gati për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të fituar. Natyrisht, dihet që kemi presion për rezultatin, por nuk besoj se edhe Islanda do të vijë e qetë në Shqipëri. Do të kenë edhe ata frikë për rezultatin, por unë mendoj se mund të bëjmë 90 minuta të mira. Shikoj që e ndien gjithë skuadra për të bërë një ndeshje të bukur.

Mendoni se Kosova po bën hapa që ne si Shqipëri e kemi shumë të vështirë për t’i bërë?

Kosovës i them urime dhe të vazhdojnë kështu si janë, me rezultate pozitive. Besoj se ata kanë zemrën që patëm ne në fillim, kur arritëm të shkonim në Europian. I uroj më të mirat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania