Panorama Sport (Albania)

Gjermania merr kreun, Holanda është super

Halstenber­g me një kryevepër fluturimth­i dhe i përhershmi Gnabri dhurojnë kreun e grupit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mision i përm bushur, por ka ende shumë për t'u përmirësua­r. Gjermania e mposhtur të premten me rezultatin 4-2 në Hamburg, arrin që të ngrejë kokën mbrëmjen e djeshme, teksa triumfon 2-0 në Belfast, përballë Irlandës së Veriut. Ata që vendosin sfidën janë Marsel Halstenber­g, me një kryevepër balistike në minutën e tretë të pjesës së dytë, ndërsa Gnabri në të 93ën dyfishon shifrat, pas asistit të Haverc. Falë këtyre tri pikëve, "pancerat" kapin në krye të grupit pikërisht Irlandën e Veriut, ndërsa ruajnë distancën prej 3 pikësh ndaj Holandës, ndonëse portokalli­njtë kanë luajtur një ndeshje më pak.

NDRYSHIME

Joakim Lëv ridizenjon skuadrën, duke rikthyer mbrojtjen me 4 lojtarë, por edhe me tre lojtarë ultraofens­ivë si Gnabri, Verner dhe Rojs. Por edhe pse me urdhra të qartë për të sulmuar, gjermanët zbresin në fushë të frikësuar dhe rrezikojnë që të pësojnë pas vetëm 7 minutash, kur Uashington e gjen veten të vetëm përballë Nojerit, por ky i fundit i përgjigjet me një refleks prej superheroi. Gjithsesi, "pancerat" pas diçkaje më shumë se 15 minutash çoroditje arrijnë që të marrin në dorë ndeshjen, teksa Brandt në të 22-ën dhe Verner me një kthesë në të 28ën flirtojnë me golin. Në sekondat e fundit provon sërish Verner, por goditja e tij shtyhet nga portieri Farrell.

ZGJOHET GJERMANIA

Në pjesën e dytë, skuadra e Lëvit zhbllokon menjëherë ndeshjen, madje e bën këtë me një gol spektakola­r: Halstenber­g, anësori i majtë i Lajpcigut, arrin që të koordinohe­t në mënyrë perfekte pas një krosimi "të pistë" në të majtë të zonës së rreptësisë britanike dhe godet fluturimth­i. Një kryevepër e risisë gjermane në mbrëmjen e Belfastit, por që vlerëson edhe më shumë besimin e Joakim Lëvit. Kaq mjafton që gjermanët të rikthehen në identitet, të bëjnë lojën e tyre agresive dhe të rrezikshme, teksa Verner vazhdon betejën e tij personale me portierin Farrell, por që brenda 3 minutash ( 51 dhe 54) arrin që t'i mohojë dy herë golin. Gjithsesi, në 20 minutat e fundit të ndeshjes, Lëv urdhëron më shumë intensitet në mesfushë, pasi Irlanda e Veriut, e shtyrë edhe nga publiku nis të rikuperojë metra, por gjer

manët ngrenë dy diga përpara zonës së tyre, duke hedhur në fushë edhe Xhan e Haverc, por pikërisht talenti i Leverkusen­it, në aksionin e fundit të ndeshjes nis në zonë Gnabrinë me një asist mes dy mbrojtësve rivalë, të cilin sulmuesi i

Bajernit të Mynihut e dërgon në rrjetë, duke i kaluar topin poshtë këmbëve portierit britanik. Mision i përmbushur dhe Joakim Lëv, më shumë se kushdo tjetër, mund të marrë frymë lirisht, pas figurës së shëmtuar të bërë kundër Holandës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania