Panorama Sport (Albania)

Italia shkëlqen me “ministrat” e Interit

Kurrë bashkë nga 1’, por mund të jetë radha kundër Udinezes

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pra, është e mundur. Sensi përkrah Barelës. Roberto Mançini i ka treguar “rrugën” Antonio Kontes. Së bashku, dy mesfushorë­t e transferua­r tek Interi nga dyshja e merkatos Marota-Auzilio kanë shkëlqyer me kombëtaren italiane. Vetëm se të dy, në linjë teorike titullarë në skuadrën zikaltër, deri tani nuk kanë luajtur kurrë së bashku nga minuta e parë me Konten. Shtatë minuta kundër Leçes, 21 në Kaljari, por jo nga fillimi, pasi Konte i ka dhënë përparësi aktivizimi­t të një mesfushori më të fortë fizikisht si Vesino. Prova pozitive e të dyve në Tampere në fitoren 2-1 kundër Finlandës u jep dy interistëv­e një siguri më shumë. Dhe ndoshta mund të luajnë përkrah njëri-tjetrit që të shtunën kundër Udinezes.

RRITJE — Gjithmonë nëse

Barela do i tregojë Kontes sinjalet e rritjes që trajneri pret prej tij. “Sensi ka kuptuar menjëherë se çfarë i kërkoj”, u shpreh trajneri pas fitores në Kaljari. “Ndërsa Nikolo disi më pak, i nevojitet më shumë kohë për të asimiluar mekanizmat e lojës sonë. Megjithatë, po flasim për një lojtar përherë të gatshëm, i cili mund të luajë edhe më i tërhequr, pavarësish­t se jo si Brozoviç dhe Sensi...”. Konte i kërkon ish-lojtarit të Kaljarit më shumë manovra sulmuese edhe kundrejt pranisë më të paktë në fazën mbrojtëse.

“MINISTRAT” E KONTES - Nga Handanoviç te Lukaku, por edhe pikërisht Sensi dhe Barela. Në 100 ditët e para tek Interi, Konte ka mundur të mbështetet te “ministra” të rëndësishë­m, kolona thelbësore të “qeverisjes” së tij. Kapiteni i ri zikaltër, Samiri, për vite të tëra dukej sikur i mungonte zëri, por është treguar një lider i heshtur dhe, si “ministër i arsimit”, po u mëson të rinjve se çfarë simbolizon interizmi. Duke kaluar te dy mesfushorë­t, Sensi mund të konsideroh­et “ministri i punëve të brendshme”: vepron mes linjave të mbrojtjes dhe sulmit, duke u siguruar që gjithmonë të jenë të lidhura dhe të punojnë në harmoni. Ndërsa Barela do ishte një “ministër i inovacioni­t”: nevojiten ide gjeniale për t’iu përgjigjur momenteve të krizës dhe Nikolo është i aftë të ofrojë asiste dhe gola nga goditjet e dënimit. Romelu? “Ministri i punëve të jashtme”, pasi gëzon influencën e dy kontinente­ve të tjera, Afrika dhe Amerika e Jugut. Shkrinjar është pa dyshim “i mbrojtjes”, pasi ka ruajtur përherë prapavijën zikaltër dhe i duhet vetëm të përshtatet me skemën e re. I ardhuri tjetër Godin, “ministër i kulturës”, i thirrur në Milano për të përcjellë frymën e fitoreve dhe sakrificës. Brozoviç vazhdon të bëjë “të ekonomisë”, i duhet të merret me llogaritë e strukturës (mesfushës). Ranokia rezulton gjithmonë thelbësor në momentet e krizës “institucio­nale”, një garanci që mban të bashkuar grupin, njëfarë “ministri i raporteve me parlamenti­n”... Konte i ka “shtyllat” e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania