Panorama Sport (Albania)

Frymëzoi Spanjën, por Suso mbetet problem te Milani

Montela e Rino dështuan, trajneri i ri ka një rol për sulmuesin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Vinçenco Montela dhe Rino Gatuzo u munduan pa marrë ndonjë reagim pozitiv. Tashmë me rolin e Hezus Susos po merret Marko Xhampaolo. Pozicioni i spanjollit ka qenë një ndër problemati­kat më komplekse të Milanit në sezonet e fundit dhe trajneri i ri prej korrikut po e vlerëson në rolin e fantazisti­t. Ndaj Breshas, në lojë e sipër, e spostoi në të djathtë, por ndaj Veronës Suso do të luajë përsëri pas pykave. 25-vjeçari ishte ndër kuqezinjtë më të përfolur për largim, por pas vetos së Xhampaolos, drejtuesit vendosën të mos e shisnin, edhe sepse në drejtim të klubit nuk erdhi oferta e shumëpritu­r prej më shumë se 40 milionë eurosh.

NË QENDËR TË MILANIT

- Kur pa sirenat e merkatos që të shtoheshin rreth Susos, tekniku i "Djallit" deklaronte: "Suso është një lojtar klasi dhe të tillë futbollist­ë Milani nuk i shet". Pavarësish­t problemit të rolit, trajneri vijon ta konfirmojë dhe promovojë talentin e Susos, duke vendosur pikërisht spanjollin në qendër të Milanit. Diçka të tillë, siç thamë, e kanë provuar edhe të tjerë, por numri 8 kuqezi vijon të mos e kalojë provimin. Xhampaolo beson shumë dhe fakti që klubi nuk i afroi një fantazist "puro" është një tjetër sinjal se nuk janë të paktë ata që besojnë te e majta e spanjollit, me shpresën se djaloshi i lindur në Kadiz të shpërthejë njëherë e mirë pas sezonesh radhazi me shumë ulje-ngritje.

SPANJA SHEH "DJALLIN"

- Roli i Susos mund të shndërrohe­t në çelës suksesi për Milanin, por edhe për të qenë pjesë e kombëtares spanjolle. Suso ishte ndër më të mirët në fitoren e "La Roja"-s kundër Ishujve Faroe dhe, sipas mediave spanjolle, meriton një rol fiks, por për të ecuria Milan- Spanjë është reciproke për karrierën e tij. Nga aeroporti i Malpensës ku mbërriti dje në mbrëmje, 25vjeçari deklaroi: "Duhet të fitonim dhe ia dolëm të kryenim misionin tonë, duke shprehur edhe një lojë të mirë. Këto ndeshje duken të lehta kur dikush krahason vlerën e ekipeve që zbresin në fushë, por ka raste kur bllokohen dhe shndërrohe­n në problem. Më vjen mirë që isha pjesë e fitores dhe uroj që të jem pjesë e kombëtares edhe në të ardhmen, por kjo është një dëshirë që çdo futbollist e ka. Të gjithë duam te jemi pjesë e Spanjës, por thirrja varet nga ajo që bën me skuadrën tënde në klub. Me Milanin sapo kemi nisur sezonin dhe në të tilla situata është e rëndësishm­e të ruash ritmin me kundërshta­rët".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania