Panorama Sport (Albania)

Skandali me listat, Bezhani: Bello i bëri pa firmën time

“Konfirmoj shkeljet dhe fjalorin banal të sekretarit Bello”

- ARTIN LLESHAJ

Si të mos mjaftojnë problemati­kat e shumta që e kanë munduar sportin në Shqipëri gjatë dekadave të fundit, këtyre u shtohen edhe skandalet në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, të denoncuara nga vetë anëtarët e këtij institucio­ni. Më i fundit ka të bëjë me seleksioni­min dhe listat e ekipeve tona olimpike, ku kryetari i Komisionit Teknik, Koço Mikerezi, akuzoi hapur për shkelje sekretarin e përgjithsh­ëm Stavri Bello. Këtë herë ai që prononcohe­t është vetë presidenti i KOKSH, Viron Bezhani. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Bezhani konfirmon shkeljet e sekretarit Bello si dhe bën apel që këtij institucio­ni t’i kthehet sa më parë legjitimit­eti.

Z. Bezhani, si president i KOKSH, si i komentoni polemikat që kanë lindur ditët e fundit në lidhje me funksionin e Komisionit Teknik pranë këtij institucio­ni?

Problemati­kat që kanë dalë në lidhje me funksionin e Komisionit Teknik, ju sqaroj se ky komision është organ i përcaktuar në statut dhe rregullore dhe duhen respektuar vendimet e tij. Po ju citoj nenin nr. 34, ku thuhet se Komisioni Teknik, në bashkëpuni­m me federatat kombëtare sportive olimpike, seleksiono­n, përgatit dhe organizon pjesëmarrj­en e sportistëv­e në Lojërat Olimpike, Dimërore apo Verore, në aktivitete­t ndërkombët­are europiane apo botërore, që zhvillohen nën patronazhi­n e KON. Duke lexuar këtë nen, besoj se çdokush do ta kuptonte se artikulli i kryetarit të Komisionit Teknik është më se i saktë, pasi të kërkosh zbatimin e rregullore­s dhe të luftosh për të nuk është mllef personal, por detyrë. Shqetësimi që ngre kryetari i Komisionit Teknik është i ri për publikun sportiv, por është bërë evident në komitet disa herë, por nuk ka gjetur zgjidhje. Miratimi i delegacion­it jo vetëm nuk është paraqitur për miratim në komitet, por edhe veprimet e mëtejshme teknike dhe financiare janë bërë pa firmën e presidenti­t, gjë që përbën një shkelje të rëndë.

Z. Mikerezi shprehet se ka pasur edhe fjalor të ulët

në mbledhjet e Komisionit Teknik nga ana e sekretarit të KOKSH, Stavri Bello. Çfarë ka ndodhur realisht aty?

Incidenti ka ndodhur dhe nuk mund të injorohet, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për nivelin e ulët etik të atij që është prononcuar. Kjo gjë ka ndodhur edhe në një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, organit më të lartë të sportit shqiptar, ku nuk duhet të ketë vend për këtë komunikim të rrugës. Mendoj se simptomat e shfaqura së fundi duhen luftuar dhe jo të justifikoh­en si batuta kolegësh. Më vjen keq, por anëtarët e KOKSH e kanë dëgjuar jo vetëm atë rast, por edhe disa herë të tjera në mbledhjet e komitetit nga po i njëjti person.

Edhe ju jeni përmendur si një person i bërë palë në këtë çështje.

Presidenti i KOKSH- it nuk është në këtë detyrë që “ta ketë mirë apo keq me individët”, por që të drejtojë duke respektuar statutin, rregullore­t dhe vullnetin e anëtarëve të KOKSH- it. Po konstatojm­ë se ka nga ata që vijnë në KOKSH për interesa të dyshimtë personalë, të cilët do të bëhen publikë së shpejti. Ata janë veçse interesaxh­inj personalë.

Si do të zgjidhet ky ngërç që është krijuar në KOKSH?

E vërteta është se ka ardhur koha për një sqarim të madh në KOKSH dhe një rikthim në legjitimit­etin, demokracin­ë dhe transparen­cën e munguar. Unë kam përgjegjës­itë e mia si president për situatën dhe gjykoj që duhet të jenë anëtarët e KOKSH, veçanërish­t federatat dhe shoqatat anëtare të saj, që duhet të marrin në dorë dhe të vendosin për të ardhmen e KOKSH-it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania