Panorama Sport (Albania)

Trajneri islandez: Ekipe të barabarta, por dua Europianin

Kapiteni: Do ketë luftë sportive, synojmë 3 pikët

- ERIK HAMREN - TRAJNERI ARON GUNARSON KAPITENI - Vladimir Mema

Islanda vjen për fitore në Shqipëri, ndonëse e kanë të qartë se nuk do të jetë një sfidë e lehtë, duke shprehur konsiderat­ë për kuqezinjtë, edhe pse vijnë të "plagosur" nga ajo që ndodhi me Francën. Trajneri dhe kapiteni islandez kanë besim te forcat e tyre për t'ia dalë edhe në ndeshjen e dytë. "Është ndeshje e rëndësishm­e, por ne vijmë për më të mirën dhe kemi respekt të madh për Shqipërinë. Qëllimi ynë është të shkojmë në Europian. Por, pas ndeshjes shihet nëse jemi të kënaqur me një apo tri pikë. Nuk dua të flas shumë për Shqipërinë, por të flas për ne. Shqipëria ka qenë dhe është ekip i fortë. Me Turqinë ato kanë luajtur mirë, por kanë qenë të pafat. Por, për mua mbetet e fortë. Ata luajnë në shtëpi dhe do bëjnë më të mirën, do jetë e vështirë midis dy ekipeve të barabarta, siç ishte para tri muajsh në Rekjavik. Lojtarët tanë kanë pësuar disa trauma, por e përgjithsh­mja është mirë. Distanca e hotelit nga stadiumi nuk është shqetësues­e, jemi në një hotel të mirë". "Është vendimtare për kualifikue­set? Jo, ne gjithnjë mendojmë për ndeshjen e radhës. E dimë që Shqipëria u dëmtua nga humbja me Francën dhe do jetë e vështirë, është e vështirë me ju, do ketë luftë sportive. Jemi të barabartë si ekipe dhe të luftojmë secili për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje. Të shohim nëse edhe Shqipëria është rivali ynë. Kur të përfundojn­ë ndeshjet do ta shohim, sepse është mjaft i ngjeshur si grup. Do luajmë për tri pikët dhe do japim më të mirën. Por, ky është një grup i fortë me skuadra të mira".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania